PS: Berisha të pranojë humbjen dhe mos të zvarrisë numërimin
Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëkohësisht zëdhënëse e fushatës elektorale, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se PS-ja është në avantazh në të gjitha qytetet kryesore.
Kodheli ka thënë se në Tiranë, Edi Rama është 10% përpara Lulzim Bashës, ndërsa ka kërkuar nga ana e Berishës që të urdhërojë komisionerët e PD-së që mos të zvarrisin numërimin e votave.
Deputetja Kodheli ka thënë se Berisha ka humbur zgjedhjet, por edhe standardet e tyre. Ajo ka kërkuar nga ana e Berishës që ta pranojë humbjen.
Ndërkohë, Kodheli ka konfirmuar fitoren e PS-së në disa bashki, si në Tepelenë, Përmet, Himarë Rrëshen, Ersekë, Poliçan, Ura Vajgurore, Ballsh, ndërsa ka pohuar kryesimin në Fier, Lushnjë, Vlorë, Korçë, Elbasan dhe bashki të tjera kryesore.