E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Fitorja jonë është e qartë dhe e pastër

Kreu i PS-së, Edi Rama, është shprehur se opozita i ka fituar në mënyrë bindëse zgjedhjet e 8 majit. Rama tha se opozita është përgatitur dy vite për këtë betejë.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë shtypi, Rama ka kërkuar nga ana e socialistëve që të jenë të vëmëndshëm deri në minutën e fundit, për të mbrojtur çdo votë.

Më poshtë një pjesë nga fjalimi i Ramës gjatë konferencës së shtypit:

Burra e gra që me pasion e frymë skuadre ju nënshtruan një trajnimi të posaçëm duke ruajtur konfidencialitetin dhe duke respektuar planin antimanipulim. Kujdes! Beteja vazhdon dhe është rradha e numëruesve të tregojë ndershmërinë që treguan komisionerët. Rezistoni, rezistoni, rezistoni dhe mos lejoni të preket asnjë votë.

Çdo parti do ndjehet e qetë për mbrojtjen e votës sado e vogël qoftë. Ne i kemi fituar zgjedhjet qartë dhe pastër. Jemi përgatitur dy vite për këtë ditë dhe jemi të përgatitur të zbrapsim çdo orvatje për të ndryshuar rezultatin. Lista e fitoreve po zgjatet por veçoj fitoren e një zonje grua në Burrel. Burreli në katër vitet e ardhshme do të drejtohet nga një kryetare bashkie.

Rezultatet janë të gëzueshme. Gjerdani i fitoreve vazhdon të zgjatet, jemi në rrugën e fitores bindëse jo vetëm në qytete të mëdha por edhe tek disa të tjera që do jenë surpriza e këtyre zgjedhjeve. Së fundi apeli im për çdo socialist është në këmbë deri në votën e fundit, zgjuar deri në votën e fundit, me mendje e zemër tek fitorja deri në votën e fundit, theksoi Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›