E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, dëshmon ish drejtori i SHIU-t


Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Ushtrisë (SHIU), Hysni Gjergji në dëshminë e tij para togave të zeza në gjyqin e Gërdecit me 29 të pandehur ka pohuar se gjatë kohës që ka qenë në këtë post nuk ka patur asnjë informacion se në Gërdec mund të kishte ndonjë plan për sabotazh, apo edhe për terrorizëm. Por jo vetëm kaq, ai është kthyer pas në fund të vitit 2007 ku sipas tij në një takim për NATO në Bruksel. "Ne jemi këshilluar që procesi i anëtarësimit të Shqipërisë mund të jetë objeket i një akti sabotazhi nga shtetet të cilët nuk ishin dakord me anëtarësimin e vendit tonë në këto struktura", u shpreh ai.
Ndërsa në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, Gjergji pohoi se pas ngjarjes është bërë një analizë e përgjithshme për të parë rreziqet.
Më pas seanca vijoi me dëshmitarë të tjerë të Prokurorisë, disa nga të cilët ish- punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërsa të pranishëm nga të pandehurit e arrestuar kanë qenë Ylli Pinari, ish drejtor i MEICO-s dhe Sokol Ngjeci, por gjithashtu nga të pandehurit që ndiqen në gjendje të lirë, kanë qenë në sallë, Adriatik Mema dhe Gëzim Oshafi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›