E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha të ruajë qetësinë, të asimilojë vërejtjet e OSBE/ODIHR

TIRANË- Zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj u shpreh në një konferencë për shtyp se "i bëjmë thirrje Berishës të asimilojë vërejtjet e OSBE/ODIHR dhe se ka ende mundësi që qeveria të sillet si qeveri e një vendi që aspiron BE-në".

Ndërkohë PS i kthen përgjigje zëdhënëses së PD-së, Majlinda Bregu për korrektësinë e komisionerëve. "Nuk ka asnjë rast që komionerët tanë të jenë larguar vetëm në rastet kur është vendosur bashkarisht nga grupet e numërimit të bëhet pushim". Sipas Imerajt, PD është tërësisht e shkëputur nga realiteti kur akuzon komisionerët e majtë, sepse në Babrru apo Gjirokastër janë regjistruar pamje të turpshme të komisionerëve të PD-së.

Ndërsa i përket fitores, ajo tha se "jemi në avantazh dhe çdo sekond rezultati po qartësohet. Ndaj kryeministri duhet të ruajë qetësinë dhe verdikti i popullit të vijojë të lexohet e të mos cënohet në asnjë çast".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›