E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eca-kriik: Rezultatet e fundit, PD 4 mandate më shumë se PS

TIRANË- Një orë para përfundimit të afatit zyrtar të numërimit të votave, Eca-Kliik publikon rezultatet më të fundit dalë nga qendrat e numërimit. Sipas të dhënave të publikuara në faqen online të kësaj organizate, PD është në avantazh me 4 mandate më shumë se PS.

Në rang vendi: PD 68 mandate, PS 64 mandate, LSI 3 mandate, PR 2 mandate, PLL 1, mandat, PBDNJ 1 mandat, PDI 1 mandat



Mandatet sipas qarqeve


1.Ne Tirane, nga 32 mandate, 16 shkojne per PD-ne, 15 per PD, 1 per PR.

2. Ne Shkoder, nga 11 mandate, 7 shkojne per PD-ne dhe 4 per PS

3. Ne qarkun e Durresit nga 13 mandate, 7 shkojne per PD-ne, 5 per PS-ne, 1 per LSI-ne

4. Ne qarkun e Elbasanit nga 14 mandate, 7 shkojne per PS-ne, 7 per PS

5. Ne qarkun e Fierit nga 16 mandate, 8 shkojne per PS-ne, 6 per PD-ne, 1 per PLL-ne dhe 1 per LSI

6.Ne qarkun e Beratit nga 8 mandate, 4 shkojne per PS, 2 per PD, 1 per PR dhe 1 per LSI

7. Ne Korce nga 12 mandate, 6 shkojne per PD-ne dhe 6 per PS

8. Ne Vlore nga 12 mandate, 6 shkojne per PS-ne, 4 per PD-ne, 1 per PDI-ne, 1 per PBDNJ

9. Ne Lezhe, nga 7 mandate, 5 shkojne per PD-ne dhe 2 per PS

10. Ne qarkun e Dibres nga 6 mandate, 4 shkojne per PD-ne dhe 2 per PS

11. Ne qarkun e Gjirokastres, nga 5 mandate, 3 shkojne per PS-ne dhe 2 per PD

12. Ne Kukes nga 4 mandate, 3 shkojne per PD-ne dhe 1 per PS


************


'Eca-Kriik', mandatet në çdo qark


ora: 12:45

TIRANE - Pese ore para perfundimit zyrtar te mbylljes se numerimit te votave, 'Eca-Krrik' na sjell disa te dhena qe tregojne orientimin e votave ne secilin qark. Lufta mes partive kryesore Partise Demokratike dhe asaj Socialiste do te vazhdoje e ashper deri ne kutine e fundit. Deri tani mesohet se jane numeruar nje e katerta e votave ne rang vendi.

Sipas të dhënave te fundit (ndryshojne cdo moment) Partia Socialiste del në avantazh kundrejt PD-së. Kështu PS kryeson me 40.93 % të votave, ndërsa PD ka 39 .55 % të votave në rang vendi. Si forcë e tretë politike deri në këto momente është LSI me 5. %, më pas vjen PSD 2.25 %, PR 2.15 %, PBDNJ 1.4 %, PDI 0.94 % , PLL 0.85 %, G99 0.85 %, PDK 0.81 % dhe PAA 0.7 % .


mandatet-tabela

Qarku i Beratit: nga 8 mandate, 4 shkojne per PS, 2 per PD, 1 per PR dhe 1 per LSI

Qarku i Dibres: nga 6 mandate, 4 shkojne per PD-ne dhe 2 per PS-ne.

Qarku i Durresit nga 13 mandate, 7 shkojne per PD-ne, 5 per PS-ne, 1 per LSI-ne.

Qarku i Elbasanit nga 14 mandate, 7 shkojne per PS-ne, 6 per PD-ne dhe 1 per LSI-ne.

Qarku i Fierit nga 16 mandate, 8 shkojne per PS-ne, 6 per PD-ne, 1 per PLL-ne dhe 1 per LSI-ne.

Qarku Gjirokaster, nga 5 mandate, 3 shkojne per PS-ne dhe 2 per PD-ne.

Qarku Korce nga 12 mandate, 6 shkojne per PD-ne dhe 6 per PS-ne.

Qarku Kukes nga 4 mandate, 3 shkojne per PD-ne dhe 1 per PS-ne.

Qarku Lezhe, nga 7 mandate, 5 shkojne per PD-ne dhe 2 per PS-ne.

Qarku Shkoder, nga 11 mandate, 7 shkojne per PD-ne dhe 4 per PS-ne.

Qarku Tirane, nga 32 mandate, 16 shkojne per PD-ne dhe 16 per PS-ne.

Qarku Vlore nga 12 mandate, 6 shkojne per PS-ne, 3 per PD-ne, 1 per PDI-ne, 1 per PBDNJ-ne dhe 1 per PSD-ne.

Keto jane te dhenat e publikuara nga projekti i ECA-s dhe KRIIK, mbeshtetur nga USAID, deri ne oren 12:24 minuta.

********


"Eca Kriik" jep rezultatet, PS avantazh në Tiranë


ora: 08:30


TIRANË- Qarku Tiranë numërohen 121 kuti, (826 totali) në avantazh është PS me 45.6% të votave të numëruara. PD rezulton me me 39.8% të votave. Lëvizja Socialiste për Integrim 4.62%, LZHK 1.32%, PR 1.2%, PSD 1%.


Qarku Kukës, numërohen 75 kuti (217 totali), kryeson PD me 59%. PS me 16.26% të votave, PSD 12.3%, PR 4.8%, LSI 2,4%, PLL 1,2%.

Qarku Berat, 53 kuti të numëruara PS 46,8%, PD 28.3%, PR 7.2%, LSI 12.1%.

Qarku Durrës 72 kuti të numeruara (352 gjithsej), PS 40.7 %, PD 48.5 %,LSI 4.6 %

Qarku Vlorë 52 kuti (345 totali), PS 43.6 %, PD 26.2 %, LSI 2.8%, PDS 5.9%, PBDNJ 4.9%. PAA 1.8%

Qarku Fier, numërohen 51 kuti (488 gjithsej), PS 48.9%, PD 33.2%, LSI 4.9%, PLL 3.4%, PSD 1.0%, PR 1.5%


Qarku Gjirokaster, 50 kuti të numëruara (285 gjithsej), PS 42.2 %, PD 42.8 %, PR 2.7, PSD 2.3 %, LSI 1.7%.


Qarku Korçe 58 kuti të numeruara nga 421 gjithsej: PD 43.4%, PS 39.9%, PBDNJ 2.4%, LSI 4.2%, PR 1.6%, PSD 1%

Qarku Lezhë 15 kuti te numeruara nga 244 gjithsej: PD 51.3 %, PS 28 %, PSD 5.8 %, PAA 3.6 %, PSV91 3.0 %

Qarku Dibër numërohen 19 kuti (314 gjithsej): PD 45.8%, PS 34.2%, LSI 5.6%, LZHK 2.9%, PR 1,7%, PSD 1.2 %

Qarku Shkodër 45 kuti të numëruara nga 413 gjithsej: PD 47.2%, PS 33.7%, PR 4%, LSI 2.7%,PDK 2.5%,PAA 2.1%

Qarku Elbasan 62 kuti të numeruara nga 550 gjithsej: PS 43.6%, PD 36.6, LSI 6.6%, PR 2,4%, PSD 1.3%, PDI 1.3%


****************


Zgjedhjet, rezultatet e para zyrtare

ora 03:00


TIRANË- Hapja e kutive të para të votimit ka përmbysur krejtësisht situatën e paraqitur nga sondazhet dhe exitpoll-et pasdites.


Të dhënat nga qytetet e Tiranës, Korçës dhe Beratit kanë nxjerrë si favorite Partinë Socialiste, e cila në këto qytete kryeson me më shumë se 10 për qind të votave në krahasim me Partinë Demokratike.


Kjo e fundit projektohet si fituese në qarqet e Kukësit dhe Lezhës me një diferencë shumë të madhe. Rezultatet paraprake që publikohen nga Shekulli janë grumbulluar deri në orën 03.00 të mëngjesit.


Rezultatet e para në Tiranë kanë qenë surprizë edhe për Partinë Socialiste. Kutia e parë që është hapur dhe numëruar është e zonës së Kamzës. Në të kryeson PS me 48% të votave e ndjekur nga PD me 38.5.


Kjo është vetëm kutia e parë por në një zonë të konsideruar si bastion të PD-së. Ndërkohë në Korçë PS kryeson me 56.82% më shumë se dy kutitë e para. Në Berat socialistët janë gjashtë për qind përpara.


Ndërkohë PD kryeson ndjeshëm në zonat e Kukësit dhe të Lezhës. Në Kukës janë hapur 41 kuti votimi dhe PD kryeson me 54.26% të votave kundrejt 13.22% të PS-së. Edhe në Lezhë avantazhi i PD-së është i lartë. Në dy kuti ajo ka grumbulluar me rreth 20% më shumë vota se sa PS.


Për rrethet e tjera situata është ende e paqartë pasi numërimi i votave ka nisur shumë me vonesë dhe ende nuk janë publikuar rezultatet e para.
Ajo që bie në sy në këto zgjedhje është numri tepër i vogël i votave që kanë marrë partitë e vogla.


Përveç LSI-së në Berat dhe PSD-së në Kukës, partitë e tjera të vogla janë pothuajse të papërfillshme. Kreu i ECA, Ilirjan Celibashi, ka shpjeguar rreth orës 02.30 të ditës së djeshme se projeksionet do të marrin formën e qartë rreth orës 05.00 të mëngjesit, kur të jetë numëruar një përqindje e mirë e votave që kanë dhënë shqiptarët në 28 qershor.


Në orët e paradites pritet që situata të qartësohet tej mase dhe në këtë kohë mund të flitet për një fitues të qartë.
Në Gjirokastër në tre kutitë e para të votimit nga numërimi, kryeson PS me 49.02%, e ndjekur nga PD me 43.14%.


Tiranë 1
PS 48.22
PD 38.51
LSI 3.56
PSD 3.24
PAA 2.27
PR 1.29


Korçë 3 kuti

PS 56.82%,
PD 40.15%,
PSD 1.52%,


Kukës 14

PD 54.26%,
PS 13.22%,
PSD 17.4%,
PR 6.59%,


Lezhë 2

PD 46.95
PS 24.41
PR 5.16
PDK 4.23
LDK 3.76

Berat 7

PS 41.85
PD 35.83
LSI 7.31
PR 5.82%,


Gjirokastër 3 kuti votimi


PS: 49.02%,
PD: 43.14%,
BLD:3.92%,
PSD: 3.92%.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›