Klosi: Berisha investoi me shume per fabriken e vdekjes
Sekretari Organizativ i Partise Socialiste, Blendi Klosi, ne kuader te prezantimit te programit te ri qeverises, takoi dje banore te fshatit Bubq, ne qytetin e Durresit. Ai u tha mbeshtetesve, se qeveria e Sali Berishes nuk eshte kujtuar aspak per t'i ardhur ne ndihme, edhe pse fshati ndodhet fare pak kilometra larg kryeqytetit. "Ne jemi ne nje komunitet 20 km larg Tiranes, po aq sa ishte edhe Gerdeci, nderkohe qe qeveria e Sali Berishes, ne ate distance investoi aq shume per nje fabrike vdekjeje, kurse ne nje komunitet kaq te mire sa ai i Bubqit, nuk investoi asgje per ujin e pijshem", kritikoi qeverisjen Klosi. Sipas tij, Bubqi po vuan problemin me minimal, sic eshte vaditja e tokes, pasi ne kete fshat nuk ka asnje lloj investimi, per t'ju ardhur ne ndihme banoreve. "Ne nje komunitet kaq te mire sa i juaji, nuk dha asnje zgjidhje per sa i takon vaditjes. Keto mund te jene ato pika te programit tone qeverises, qe ne do te komunikojme me ju. Keto jane ato pika te programit tone elektoral, qe ne do t'i zgjidhim se bashku me ju.", vleresoi zyrtari socialist, gjate takimit te tij paraelektoral. Deputeti socialist u premtoi banoreve, se pas 28 qershorit, gjendja e tyre do te ndryshoj, me ardhjen ne qeveri te koalicionit "Bashkimi per Ndryshim". Nderkaq, Blendi Klosi do te jete kandidat i socialisteve ne krye te listes per Qarkun e Durresit.