PS Berishes Oferten nuk e rishkruajme na beso me fjale

Opozita e Bashkuar kercenon me rifillimin e protestave. Ngjela I nisim ne Elbasan me daten 26 nentor
Megjithese u duk qe terheqja e drejte qe beri se fundmi Partia Socialiste nga kerkesat e saj per hetimin e zgjedhjeve te kaluara parlamentare ku u kerkua vetem hetimi i materialeve zgjedhore do te zgjidhte ngercin politik perseri kemi nje kthim prapa te saj. Keshtu oferta e re e opozites ishte nje hap i mire per zgjidhjen e ngercit politik dhe kete e pranoi edhe mazhoranca por me pare nga kjo e fundit me te drejte u kerkua qe te zyrtarizohej kjo oferte ne Parlament dhe me pas te vendosej per te. Por edhe nje here tjeter eshte konfirmuar e kunderta per socialistet. Keshtu diten e djeshme ne nje daje te tij publike kryetari i PLD-se Spartak Ngjela ne emer te Opozites se Bashkuar tha se oferta e re nuk ka nevoje te rishkruhet pasi eshte perseritur shume here nga opozitaret. Opozita nuk do te rishkruaje oferten te cilen eshte duke ia perseritur perdite qeverise se kryeministrit Berisha - tha Ngjela. Ne kete menyre Partia Socialiste dhe aleatet e saj te majte nuk kane ndermend te zyrtarizojne oferten e re te tyre duke shkuar keshtu perseri ne pozitat e meparshme pasi oferta qe tashme i eshte dorezuar Kryeministrit Berisha nuk eshte e njejte me ate qe ka deklaruar kohet e fundit opozita. Keshtu ne deklaratat e fundit si te kreut socialist Edi Rama ashtu edhe te aleateve te majte tashme nuk kerkohet me hetimi i pakufizuar sic ishte shkruar e zeze ne te bardhe ne oferten e dorezuar tashme nga kryesocialsti tek Kryeministri Berisha por kerkohet vetem hetimi i materialeve zgjedhore. Nga keto dy oferta kemi ndryshime rrenjesore nga njera-tjetra prandaj dhe mazhoranca kerkon qe te zyrtarizohet oferta e re dhe me pas te flitet per te sigurisht me nje kendveshtrim pozitiv per zgjidhjen e krizes. Por opozita nuk mendon keshtu madje ajo kerkoi me ane te Ngjeles nje pergjigje sa me te shpejte per oferten e saj duke i vene afat deri ne 26 nentor ndryshe ajo do te rifilloje protestat ne te gjithe vendin. Eumlshte bere ne propozim i ri ne lidhje me hetimin vetem te materialeve zgjedhore dhe ka nje heshtje per te mos thene refuzim ne menyre te rende per opinionin publik dhe ne mendojme qe vetem protestat e zgjidhin situaten. Ne daten 26 nentor ne Elbasan fillon turi i ri i protestave - u shpreh Ngjela. Gjithashtu kjo sipas tij tregon se Kryeministri Berisha nuk e do kompromisin per zgjidhjen e krizes politike. Ne kete menyre opozita megjithese ndryshoi qendrimin e saj dhe deklaroi terheqjen nga fletet e votimit nje hap i vertete perpara ky per zgjidhjen e ngercit politik ne vend perseri ajo me ane te kesaj deklarate kthehet ne pozicionin e meparshem. Tashme opozita nuk kerkon ta zyrtarizoje kete oferte por kerkon qe ajo te pranohet nga ana e mazhorances ne nje forme qe shume mire mund ta konsiderojme edhe apriori.