E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli ne Rusi flet edhe per Kosoven

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ndodhet ne Federaten Ruse ne nje vizite zyrtare dy ditore me ftese te Kryetarit te Dumes Shteterore Boris Grizllov.

Qe nga vizita e kreut te Parlamentit shqiptar ne vitin 95 kjo eshte vizita e nivelit me te larte ne dialogun politik dhe marredheniet e bashkepunimit mes dy vendeve. Aktualisht mes Rusise dhe Shqiperise ka nje baze ligjore me rreth 30 marreveshje te nenshkruara dhe pritet te finalizohen edhe rreth 10 te tjera.

Kryetari i Dumes Ruse e njohu zonjen Jozefina Topalli me nje fakt qe ai e cilesoi interesant se numri i te rinjve nga Shqiperia qe studiojne ne Rusi eshte me i larti krahasuar me ata te vendeve evropiane.

Sipas njoftimit te zyres se shtypit te Kuvendit zonja Topalli ka prekur ne kete takim ceshtjen e Kosoves qe Rusia si mbeshtetese e forte e Serbise ne Ballkan nuk e njeh. Ne besojme se njohja e pavaresise se Kosoves ka ndikuar ne konsolidimin e paqes dhe stabilitetit ne rajon ka thene zonja Topalli. Ajo shprehu bindjen se ky rajon duhet te behet pjese e Bashkimit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›