E Diel, 1 Nëntor 2026

Antikorrupsioni Berisha E nisem nga zyrat tona

KE projekt antikorrupsioni ne Shqiperi. Berisha Zbatimi i reformave sfide ndaj korrupsionit

Ne Tirane u prezantua dje projekti me i fundit i Komisionit Evropian kunder korrupsionit. Ne konferencen e posacme kunder korrupsionit ne Shqiperi e financuar nga Komisioni Evropian Kryeministri Sali Berisha deklaroi se askush nuk ka imunitet nga korrupsioni. Korrupsioni cenon shoqerine e lire korrupsioni nuk zhduket po luftohet. Me ane te kesaj deklarate Kryeministri sqaroi se transparenca mbetet kushti i te gjithave dhe per kete arsye jane ndermarre mjafte masa per te arritur ne kete objektiv. Korrupsioni cenon shoqerine e lire ky fenomen krijoi nje cunam boteror - u shpreh Berisha duke falenderuar KE-ne per mbeshtetjen qe u ka dhene institucioneve shqiptare ne lufte kunder korrupsionit. Sipas tij korrupsioni galopant ka krijuar nje cunam boteror dhe ai mbetet faktori numer nje qe cenon rende sikunder tha shefi i ekzekutivit shoqerine e lire dhe demokracine. Pikerisht per kete fakt Kryeministri rikujtoi ardhjen e tij ne pushtet ne 2005-n me devizen e duarve te pastra. Ish-kardiokirurgu i njohur e cilesoi korrupsionin si nje semundje gjenetike te trashegueshme te ngjashme me kancerin. Per kete shkak - tha ai - luften kunder korrupsionit ne e kemi nisur qe nga zyrat tona te administrates. Ne perpjekjen per te luftuar korrupsionin z. Berisha vuri ne dukje se politikat e qeverise shqiptare kane percaktuar si kriter themelor luften kunder korrupsionit. Sot Shqiperia eshte vendi me privat ne bote pasi nuk ka asnje vend tjeter me kaq asete private sa Shqiperia. Ne po vijojme privatizimet si nje lufte e suksesshme ne luften kunder korrupsionit - theksoi Kryeministri duke verejtur se transparenca ndaj ketij fenomeni te rende po behet ne cdo qelize gje qe e bere transparencen kusht te te tera kushteve. Ne ulem taksat dhe sot jemi vendi me barren fiskale me te ulet ne Evrope - tha Berisha. Ai beri te qarte se korrupsion ka edhe ne drejtesi por se qeveria e tij ka hapur nje lufte te hapur kunder korrupsionit me zero tolerance. Berisha pohoi se ka pasur korrupsion porse arritjet ne luften kunder korrupsionit konsiderohen nga qeveria e tij si nje start pasi parimet qe udheheqin kete lufte do te konsolidohen me tej. Pasi korrupsioni - tha kryeministri - nuk duhet te dobesoje shoqerine tone ne do te vazhdojme luften kunder tij. Kryeministri i vendit Sali Berisha u shpreh me tej se korrupsioni eshte nje fenomen qe luftohet por nuk zhduket ndersa nuk ngurroi te sillte ne vemendjen e te gjitheve se lufta kunder tij eshte nje nga premtimet e qeverise qe ai drejton dhe sot ai eshte nje fenomen qe luftohet ndjeshem pasi eshte armiku kryesor i shoqerise se lire.

Ne mblidhemi sot per te trajtuar nje problem nder me themeloret te shoqerise se lire shqiptare korrupsioni eshte armiku numer 1 i lirise se qytetareve shqiptare. Kjo konference eshte jashtezakonisht e rendesishme e perseris qe nevojitet nje lufte konstante e panderprere me kete fenomen i cili nuk zhduket por luftohet - u shpreh Berisha. Duke mos mohuar prezencen e korrupsionit Kryeministri shton se lufta ndaj ketij fenomeni ne Shqiperi ka nisur pikerisht nga zyrat e qeverise. 5 vjet me pare premtuam qeverisje me duar te pastra dhe kete lufte e nisem nga zyrat tona duke ulur shpenzimet e administrates publike. Ndaj tij nuk ka askush imunitet prandaj luften kunder tij mund ta bejme me sukses ne qofte se e injektojme ne cdo qenie njerezore ne cdo qelize - tha me tej Berisha.
Sipas Kryeministrit ky fenomen qe te luftohet kerkon guxim vendosmeri dhe vullnet te hekurt ndersa shtoi Nuk mohoj ekzistencen e korrupsionit por ai ka pasur nje rene drastike.Reformat nuk jane kurre te mjaftueshme nese ligji nuk vepron me gjithe forcen e tij tek ata qe abuzojne - theksoi me tej Kryeministri Berisha. - Lufta kunder korrupsionit do vullnet te hekurt do guxim qendrim te kthjellet. Berisha shprehu besimin e tij se luftohet kunder korrupsionit por kjo duke zbatuar reformat ne perpikmeri. Sipas Kryeministrit askush nuk ka imunitet nga ky problem madhor por qeveria e drejtuar prej tij ka bere perpjekje te vazhdueshme per ta luftuar. Korrupsioni do te luftohet me sukses nese askush nuk ka imunitet ndaj tij. Ulem taksat ne zyrat tona. Duhet zvogelim te administrates per kete fenomen. Por per kete fenomen qeveria shqiptare premtoi se luften ndaj korrupsionit do ta nise nga vetja - nenvizoi me tej Berisha. Transparenca eshte bere dhe do te behet ne cdo qelize te institucioneve ndonese premtimi i qeverise ka qene qeverisje me duar te pastra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›