PS, Blushi: Bojkoti i parlamentit nuk na ndihmon
Në një konferencë për shtyp, sot deputeti socialist, një nga kundërshtarët e Ramës Brenda partisë, Ben Blushi theksoi se bojkoti mund të minojë kohezionin brenda partisë.
TIRANE-Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste Ben Blushi theksoi sërish sot se bojkoti i Parlamentit është vendim i pa menduar mirë. Ai u kërkoi deputetëve socialistë të mos nxitohen në vendimet që marrin, port ë dëgjojnë në fillim raportin e OSBE/ODIHR.
Në një konferencë për shtyp, sot deputeti socialist, një nga kundërshtarët e Ramës Brenda partisë, Ben Blushi theksoi se bojkoti mund të minojë kohezionin brenda partisë. “Para se të braktisë Parlamentin, Partia Socialiste duhet të dëgjojë raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet”, tha Blushi.
Deklaratat e tij, erdhën si reagim ndaj deklaratave të Olli Rehn për zgjedhjet në Shqipëri, i cili pati theksuar se ato ishin më të mirat por se kishin pasur edhe probleme. Blushi u ka bërë apel deputetëve të partisë së tij, që të mos nxitohen për të braktisur seancat e Kuvendit. “Vendimet nuk duhet të merren sipas tekave të Edi Ramës. Ne duhet të shkojmë në Kuvend për zgjedhje të parakohshme”, tha ndër të tjerash Blushi për mediat.
Deputeti socialist e ka vlerësuar si një marrëveshje postesh, koalicionin e ri midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, marrëveshje e nënshkruar një ditë më parë nga krerët e këtyre dy partive.
(d.b/BalkanWeb)