E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Bregu te largohet familja e saj e lidhur me mafien

Deputetja Olta Xhacka deklaron se faktet vertetojne lidhjet e forta dhe te qendrueshme te te afermve te ministres Bregu me mafiozet italiane.

Majlinda Bregu tha ne fillim se nuk kishte lidhje me bizneset e motres dhe te kunatit dhe se Prudentinon as nuk e njihte por me pas nxitoi te justifikonte djalin e mafiozit italian te Sacra Corona Unita duke nxjerre dhe dokumente personale te Anxhelo Prudentinos. Ne fillim Majlinda Bregu tha se bizneset e motres nuk ishin biznese familjare por kur djali i mafiozit shiti aksionet e tij ne panik vetem nje dite pas arrestimit te te atit ishte serish nje tjeter kunat i Majlinda Bregut qe bleu aksionet e familjes mafioze duke vertetuar se lidhjet mes familjes Bregu dhe asaj Prudentino nuk ishin rastesore por lidhje te forta dhe te qendrueshme deklaroi Xhacka ne nje konference per shtyp.

Deputetja e opozites akuzon ministren e Integrimit edhe per nderhyrje te dyshimta dhe manipulime ne te dhenat e Qendres Kombetare te Regjistrimit.

QKR mori vendime te ndryshme per dy kuneterit e ministres Bregu. Ne rastin kur behej fjale per vellain e bashkeshortit te Majlinda Bregut drejtori i QKR-se doli e justifikoi kunatin e ministres duke thene se reflektimi i ndryshimeve ne QKR kerkon muaj ndersa ne rastin e kunatit tjeter te ministres ketij te lidhur ne biznes me Sacra Corona Unita shohim se ndryshimet ne QKR ndodhin edhe me shpejt se harku kohor i 24 oreve edhe pse ne kete rast behej fjale per transaksione financiare qe ngrene dyshime te medha per veprime te pastra larjesh parash te pista theksoi socialistja Olta Xhacka.

Ne fund te deklarates se saj deputetja Olta Xhacka kerkoi largimin e Majlinda Bregut nga posti i Ministres se Integrimit pasi sipas saj eshte kthyer ne turpin e shqiptareve.

2010-10-10 1530

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›