E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikt për pronat,2 të plagosur në Durrës

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur dje në mbëmje në fshatin Shën Vlash të Durrësit. Ymer Shala, 50 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri drejt dy vëllezërve K. Muka. 30 vjeç dhe F. Muka 35 vjeç, duke i lënë ata të plagosur. Shkak i ngjarjes duket se është bërë një çështje pronësie, ndërkohë që policia ka vënë nën pranga autorin e plagosjes. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Shën Vlash të Durrësit, ku vëllezërit ndodheshin të ulur në një lokal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›