Shqiperia me larg se kurre Europes
Kryetari i PS-se Edi Rama deklaroi se Kryeministri Sali Berisha kishte arritur te bente qe vendi yne sot te ishte me larg se kurre Europes. Shqiperia sot eshte ne piken e vet me te ulet ne marredheniet me Europen. Saliu nuk e thote hapur por ne cdo hap tregon me gjithcka ben se projekti i tij nuk eshte nje Shqiperi e re moderne dhe funksionale ne Bashkimin Europian por nje Shqiperi e kapur me zinxhiret e interesave politike dhe ekonomike te oborrit te tij deklaroi Edi Rama duke shtuar se kishte ardhur koha qe kjo situate te merrte fund. Sipas Rames shqiptaret nuk mund te qendronin me gjate te qeverisur nga Berisha. Ne keto kushte ai theksoi se PS-ja duhet te tregoje se eshte nje parti e madhe europiane. Ne jemi nje parti e madhe shqiptare per Europen duhet tia tregojme cdo qytetari pa humbur kohe se jemi partia e madhe europiane e shqiptareve. Kjo kerkon prej nesh prej te gjitheve ne nje angazhim te dyfishte deklaroi Rama. Sipas tij kjo mund te behej duke e rritur partine duke u dhene mundesi njerezve te behen pjese e rruges se perbashket europiane. Po keshtu kreu i PS-se deklaroi se i duhet dhene mundesi cdo qytetari te njihet me idete planet programin tone per te ardhmen. Sipas tij PS-ja nuk eshte njesoj me ata qe jane ne pushtet dhe se largimi i mazhorances nga pushteti nuk duhet perceptuar vetem si nderrimi i nje regjimi kusarie.