E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Buxheti perkeqesohet, ekonomia po bie ne humnere

Partia Socialiste u eshte referuar te dhenave te fundit qe publikon vete Ministria e Financave per te akuzuar qeverine qe sipas saj po e zhyt ekonomine ne humnere.
“Mungojne 12,4 miliarde leke ne arken e shtetit. Deficiti buxhetor ne 5 muaj eshte 11,6 miliarde leke dhe eshte tejkaluar me 55 % nga programi i vete qeverise. Eshte rritur me 6.3 miliarde leke vetem ne muajin maj. Per here te pare nuk raportohet nga Ministria e Financave se sa jane shpenzimet per rrugen Durres – Kukes”, tha deputeti socialist, Ilir Beqja. Ai ka ka komentuar edhe vendimin e Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise qe para 2 ditesh miratoi blerjen e shumeperfolur te hotel Dajtit, duke e cilesuar ate si nje vetevrasje kolektive. “Gjeja me e rende qe ka ndodhur ne Shqiperi, para dy ditesh eshte fakti se Banka e Shqiperise eshte edhe zyrtarisht nje institucion jo me i pavarur. Pardje keshilli mbikeqyres i Bankes se Shqiperise ka bere nje vetevrasje kolektive, duke noterizuar nje vendim qe qeveria e kishte marre 35 dite me pare”, theksoi Beqja. Sipas tij, po mbushet gjysma e vitit dhe eshte momenti te themi me plot gojen se keqadministrimi fiskal po e con vendin ne humnere. “Individet jetojne me keq se nje vit me pare, biznesi i vogel e familjar po falimenton, korporatat fitojne me pak dhe investojne me pak ne makineri e pajisje, ndersa Banka Boterore deklaron se jane rritur taksat e rryshfetit dhe te kohes. Kjo eshte Shqiperia nen qeverisjen e Sali Berishes ne 5 muajt e pare te vitit 2010. Ne panikun e krizes politike dhe ekonomike ku eshte vendi, Sali Berisha po ben gare me genjeshtren”, tha Beqja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›