E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Cdo zgjedhës të vendosë për të ardhmen

“Në këto pak orë të mbetura, cdo zgjedhës duhet tu drejtohet kutive të votimit për të ushtruar të drejtën e tij legjitime, për të zgjedhur qeverisjen e katër viteve të ardhshme" deklaroi zëdhënësja e PS, Armela Imeraj.TIRANE- Partia Socialiste vazhdon të bëjë apel për pjesëmarrje në votime , ndonëse nga të dhënat e deritanishme numri i personave që kanë votuar është i konsiderueshëm. Përmes një deklarate për mediat, kësaj here nga zëdhënësja e PS, Armela Imeraj i bën thirrje qytetarëve të shkojnë të votojnë sepse është e rëndësishme që cdo zgjedhës të vëndosë për të ardhmen e vendit.

“Në këto pak orë të mbetura, cdo zgjedhës duhet tu drejtohet kutive të votimit për të ushtruar të drejtën e tij legjitime, për të zgjedhur qeverisjen e katër viteve të ardhshme" theksoi Imeraj.
PS ritheksoi edhe njëherë se vota e shqiptarëve është e sigurtë dhe PS ka marrë të gjitha masat për mbrojtjen e votave.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›