PS, Dalipi: KLSH të kontrollojë spotet qeveritare
PS akuzoi sot qeverinë se paratë e taksa paguesve po i përdor për spote qeveritare. PS i bën thirrje KLSH, TIA të monitorojnë “përdorim abuziv tërësisht politik dhe elektoral të maxhorancës”
TIRANE- Partia Socialiste shprehu sot shqetësimin lidhur me spotet qeveritare. Deputeti Alfred Dalipi në emër të PS-së kërkoi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që të ushtrojë kontroll për spotet televizive të qeverisë.
“Një aksion punist mediatik ka zaptuar faqet zyrtare të Ministrive. Me paratë e të tjerëve, taksat e shqiptarëve, të vendosur në një grafik ushtarak, ministra që nga Xhuveli tek Bode nga Gjana tek Ruli kanë planifikuar, urdhëruar e prodhuar spote televizive tërësisht dhe thelbësisht politike në kundërshtim me ligjin 8410 “Për radion dhe televizionet publike dhe private në Republikën e Shqipërisë” si dhe vendimin e Këshillit të Ministrave si dhe të vetë Sali Berishës, të datës 5.08.2008.”.
Sipas Dalipit transmetimi në ekranet kombëtare dhe lokale i këtyre spoteve është një veprim jo vetëm që bie ndesh me legjislacionin dhe aktet nënligjore të nxjerra nga vetë Berisha duke prodhuar një fushatë negative para zgjedhjeve të 28 qershorit, por “konsiderohet një veprim i pastër kriminal që shantazhon, ushtron presion psikologjik dhe financiar mbi mediat duke synuar të blejë hapur politikën e tyre editoriale me para nga taksat e qytetarëve shqiptarë.”
Dalipi garantoi se “të gjithë ata që po përdorin para publike në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore të këtij vendi do të përgjigjen penalisht dhe do të paguajnë civilisht çdo qindarkë qe ju vidhet shqiptarëve”. Në fund të deklaratës për shtyp deputeti socialist foti KLSH-në dhe Transparence International Albania (TIA) të monitorojë këtë “përdorim abuziv tërësisht politik dhe elektoral të maxhorancës”. Gjithashtu ai tha se do të vinte në dijeni dhe vëzhguesit e OSBE /ODIHR për këtë cështje.
(s.g/BalkanWeb)