E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton kreun e Akademisë së Shkencave

Presidenti, Bamir Topi uroi sot Kryetarin e sapozgjedhur të Akademisë së Shkencave, Prof. Gudar Beqiraj, gjatë një ceremonie për dekretimin e tij në këtë detyrë të rëndësishme të zhvilluar në Pallatin e Brigadave. 

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi uroi sot Kryetarin e sapozgjedhur të Akademisë së Shkencave, Prof. Gudar Beqiraj, gjatë një ceremonie për dekretimin e tij në këtë detyrë të rëndësishme të zhvilluar në Pallatin e Brigadave.
Në ceremoni morën pjesë anëtarë e Akademisë së Shkencave, deputetë, rektorë dhe dekanë të universiteteve, përfaqësues të nderuar të botës akademike dhe të shkencave, etj.
Në përshendetjen e tij, kreu i shtetit tha se zoti Beqiraj u zgjodh në një proces legjitim, të pakontestueshëm, duke finalizuar një proces relativisht të gjatë, që filloi tre vite më parë, pikërisht, duke e konsideruar Akademinë e Shkencave një institucion të rëndësishëm, delikat në strukturën e institucioneve.
Duke u ndalur në debatet që kanë shoqëruar cështjen e Akademisë së shkencave, presidenti Topi e sheh këtë si pjesë të natyrshme të demokracisë që edhe në rastet kur diskutohet për shkencën ka këndvështrime të ndryshme.
Cështja e Akademisë së shkencave, tha presidenti Topi , nuk është çështje që ka të bëjë me moshën e çdonjërit, pasi në këtë institucion, tha Topi nuk mund të futen njerëz të gjeneratave të reja të paformuara, të paçertifikuara në fushat e tyre përkatëse.
Topi e quan fat të madh që në Akademinë e Shkencave në Shqipëri, kemi njerëz që nuk limitohen në moshën biologjike. Ndërkohë presidenti theksoi se bota akademike së pari duhet të jetë një botë e papolitizuar, ti referohet parimeve te shkencës. (e.n/News24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›