E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Deshtimet politike te Berishes

Në Diten e Europës, Partia Socialiste ka renditur dështimet e Kryeministrit Sali Berisha që fillojnë me shanset e humbura për marrjen e statusit e deri tek përplasjet me Shtetet e Bashkuara si pasojë e qëndrimeve politike në planin e brendshëm.

"3 shanse të humbura në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe fillimit të bisedimeve për anëtarësim, kurs përplasje me perëndimin dhe posaçërisht partnerin strategjik SHBA-të, raporte gjithnjë e më kritike për situatën që mbizotëron sot në Shqipëri dhe një shqetësim në rritje për drejtimin ku po e çon vendin Sali Berisha, ky është bilanci i situatës së sotme.Ndërtimi i Shqipërisë Europiane do të kalojë nga zgjedhjet e lira e të ndershme dhe forcimi i institucioneve demokratike të qëndrueshme në shërbim të qytetarëve e jo pushtetit të radhës.Ndërtimi i Shqipërisë Europiane do të kalojë nga çlirimi i shërbimit diplomatik nga nepotizmi e politizimi që e kanë kthyer shërbimin diplomatik në celulë anti-opozitë", tha deputeti socialist Ditmir Bushati. Zgjedhjet 2013
PS: Probleme me listat
9 Maji, Avokati i Popullit: Masa për zgjedhjet
Rama falenderon deputetët që mbetën jashtë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›