PS Dhune barbare ndaj demonstruesve ne polici
Partia Socialiste akuzoi dje Policine e Shtetit se ka keqtrajtuar ne komisariate te arrestuarit e demonstrates se 21 janarit. Deputetja Olta Xhacka e shoqeruar nga dy pjesemarres ne demonstrate qe ishin arrestuar tregoi se te arrestuarit jane rrahur e torturuar barbarisht nga police me uniforme dhe bandite me xhinse e xhupa lekure ne shkelje te plote te cdo ligji. Por ka sot me qindra deshmitare qe kane gjetur guximin te deshmojne per dhunen kriminale qe eshte ushtruar ndaj tyre gjate arrestimit dhe gjate qendrimit neper rajone policie. Kjo eshte nje sjellje e denje per cdo regjim fashist ne bote te cilen ne do ta dokumentojme per ti treguar jo vetem publikut shqiptar por edhe mbare botes sesi sillet regjimi i Sali Berishes me njerezit qe guxojne te protestojne kunder tij u shpreh Xhacka. Deputetja socialiste akuzoi kryeministrin se po perpiqet te riktheje kohen e spiuneve duke paguar deshmitare per te provuar ate grushtin imagjinar te shtetit qe ka pare ne enderr Saliu. Te pranishem dje gjate deklarates se Xhackes ishin dhe dy ish te ndaluar nga policia. Altin oca nje invalid dhe epileptik deshmoi se eshte dhunuar ne menyre te perseritur nga forcat e rendit e me pas eshte braktisur nga ata ne Spitalin Ushtarak pa ndjenja. Ishim duke ndenjur qetesisht ne demonstrate ne ate kohe filluan te na gjuanin. Me rrahu policia me gjuajti me shkopa dhe me shkelma. I thashe qe jam invalid ata vazhduan te me gjuanin perseri derisa me lane pa ndjenja. Isha gati duke vdekur. Me cuan tek spitali numer 2 dhe me mbajten 3 dite aty u shpreh dje oca. Ndersa Altin Bala eshte dhunuar barbarisht gjate shoqerimit ne komisariat e me vone edhe aty derisa per shkak te plageve ne koke eshte shoqeruar edhe ai ne spital. a.l