E Diel, 1 Nëntor 2026

Viktima u qellua me predhe 9mm gardisti qelloi me Kallashnikov

/ /

TIRANE - Te dhenat e deritanishme jane kontradiktore per njerin prej personave te vrare prane Kryeministrise ne Tirane i cili eshte pare edhe ne videot e publikuara ne media. Keshtu viktima qe shikohet ne video me rroba te zeza dhe qe bie pertoke ne kohen kur qellohet me arme nga nje gardist perbri tij brenda oborrit te Kryeministrise eshte vrare me plumb 9 mm. Nje plumb i tille perdoret zakonisht ne pistoletat dhe ne disa arme te vogla automatike te shkurter qe vihen ne perdorim per lufte ne distance te shkurter. Gardisti qe shfaqet duke qelluar me arme ne kohen kur ky person bie pertoke para portes metalike te Kryeministrise sipas videos dhe interpretimit qe bejne ekspertet ka qene duke qelluar me Kallashnikov. Sipas specialisteve duket qarte se arma me te cilen qellon gardisti eshte Kallashnikov pasi edhe nga kamerat qe kane kryer regjistrimin eshte pare se arma nxirrte sasi te madhe flake e baruti nga tyta e saj. Sipas specialisteve Kallashnikovi ka nje predhe prej 7.62 m/m dhe jo 9 mm sic jane predhat qe kane goditur viktimat. Kjo kontradikte pritet te shpjegohet nga hetimet qe po zhvillohen ne proces gjate kryerjes se akt-ekspertimeve ne vendin e ngjarjes si dhe gjate analizimit te predhave dhe gezhojave ne skenen e krimit. Nderkohe nje numer prej 81 gardistesh qe kane pesuar lendime diten e ngjarjes kane refuzuar te paraqiten tek mjekesia ligjore per tiu nenshtruar ekzaminimit. Prokuroria tri dite me pare evidentoi plagosjen e 81 gardisteve dhe u kerkoi atyre te kryenin raport mjeko-ligjor per te dokumentuar demtimet qe u jane shkaktuar. Por gardistet kane refuzuar te paraqiten ne zyrat e mjekesise ligjore. Prokuroria ka kerkuar te shqyrtohet mundesia qe akt-ekspertimi te behej ne ambientet e Gardes por mjeket ligjore kane thene se ekzaminimet jashte zyrave te tyre nuk jane ne praktiken e punes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›