Vetedorezohen ne polici 6 gardistet
Gjashte personat per te cilet Prokuroria nxori urdher ndalimi nje jave me pare jane Ndrea Prendi komandant i Gardes Alfred Ahmetcenaj zv.komandant Dashamir Shehi komandant njesie Vladimir Dedaj drejtues njesie Altin Kollcinaku efektiv dhe Fatos Bushati efektiv. Ne oret e mbremjes gjashte gardistet jane paraqitur ne drejtorine e policise se Tiranes ku kane qendruar rreth 2 ore. Ata kane pohuar se pasi jane vene ne dijeni te urdhrave te ndalimit te leshuar nga Prokuroria menjehere sapo kane gjetur mundesine kohore jane paraqitur ne polici. Ata kane pohuar se gjate diteve te fundit kane qene te angazhuar ne planin e masave te sigurise per institucionet dhe personalitetet. Pas paraqitjes se gjashte gardisteve salla operative e policise se Tiranes ka njoftuar menjehere Prokurorine. Ne kete kohe sipas burimeve te policise nje grup prej te pakten 5 prokuroresh eshte nisur per ne Drejtorine e Policise se Tiranes. Burime zyrtare te Prokurorise i kane mohuar keto informacione te perhapura nga policia. Prokuroria tha zyrtarisht se eshte ne pritje te ekzekutimit te urdhrave te ndalimit te nxjerre prej saj. Sipas Prokurorise nga e shtuna e javes se kaluar gjashte urdhrat e ndalimit nuk jane ekzekutuar nderkohe qe organi i akuzes pret zbatimin e tyre nga policia. Nderkohe sipas policise grupi i hetimit ka mberritur ne zyren ku ndodheshin gardistet dhe ka marre kontakt te drejtperdrejte me personat ndaj te cileve jane leshuar urdhrat e ndalimit. Nga burime te policise njoftohet se ne kete perballje te pranishem kane qene edhe disa zyrtare amerikane qe asistojne sistemin shqiptar te drejtesise. Ajo cka ka ndodhur pas mberritjes se prokuroreve ne Drejtorine e Policise duket se e ka thelluar edhe me tej ngercin ku kane hyre gjashte urdhrat e ndalimit. Prokuroret u kane drejtuar disa pyetje zyrtareve te Gardes nderkohe qe keta te fundit kane dhene shpjegime verbale. Ne menyre te vazhdueshme zyrtaret e Gardes kane kerkuar te njihen me provat qe zoteron Prokuroria ne adrese te tyre. Pas me se nje ore perfaqesuesit e Prokurorise kane kerkuar qe sqarimet e zyrtareve te Gardes te hidheshin ne leter si proces-verbale qe do te firmoseshin me pas nga gjashte drejtuesit e Gardes. Keta te fundit kane refuzuar te firmosin dhe te vazhdojne me tej kete procedure duke sqaruar se duhej te paraqiteshin ne detyre. Ne kete menyre pas me se dy oresh perballje me prokuroret gjashte gardistet jane larguar nga Drejtoria e Policise se kryeqytetit per te mberritur ne detyre. Pak caste me pas edhe prokuroret qe po hetojne pasojat e demonstrates se 21 janarit jane larguar nga Drejtoria e Policise. Sipas burimeve nga Prokuroria edhe pas kesaj perballjeje urdhrat e ndalimit ndaj gjashte gardisteve nuk mund te konsiderohen te ekzekutuar dhe nuk mund te paraqiten ne gjykate.