E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti, Bashkia e Tiranës akuza Berishës e Metës

Duke folur nga terreni ku pritej të ndërtohej një shkollë, nënkryetari i Bashksië, Eduart Shalësi bëri të ditur për mediat se “këshilltarët kukulla të Sali Berishës e Ilir Metës nuk duan t'ia dinë për kërkesat e nevojat emergjente të banorëve të kryeqytetit”. 

TIRANE-Bashkia e Tiranës ka vijuar akuzat ndaj PD-së dhe LSI-së që rrëzuan projektbuxhetin e vitti 2009 për kryeqytetin. Ka qënë Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eduart Shalsi, që në një komunikim me mediat në kryeqëzimin e Rr: "Siri Kodra" me Rr: "Jordan Misja" u shpreh se “këshilltarët kukulla të Sali Berishës e Ilir Metës nuk duan t'ia dinë për kërkesat e nevojat emergjente të banorëve të kryeqytetit”.
I ndodhur në kryqëzimin e rrugës "Siri Kodra" me "Jordan Misja", Shalësi u bëri të ditur banorëve se Bashkia e Tiranës kishte projektuar një shkollë moderne për fëmijët e kësaj zone, por që nuk mund të realizohet pasi buxheti tashmë është bllokuar.
“C'ti themi këtyre njerëzve?! Që këshilltarët e Berishës dhe Metës presin një urdhër të dytë, pas atij të parit për të rrëzuar buxhetin, i cili do t'i jepte këtij komuniteti një shkollë!”, deklaroi Shalësi.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës tregohet optimist pasi sic theksoi ai “154 ditë na ndajnë nga ndryshimi i madh për të cilin ka nevojë, jo vetëm ky komunitet, por e gjithë Shqipëria."

Pak kohë më parë Këshilli Bashkiak i Tiranës rrëzoi për të dytën herë radhazi, projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2009. Projektbuxheti u rrëzua nga votat e Këshilltarëve demokratë dhe abstenimin e këshilltarëve të LSI-së, të cilët e konsideruan atë "të pamotivuar, me mangësi dhe jo të denjë për kryeqytetin". Më parë, ky projektbuxhet ishte rrëzuar gjatë votimit në mbledhjen e datës 19 dhjetor 2008.
Disa herë me radhë kryetari i PS, Edi Rama i bëri thirrje direkte partive, për të mos e konsideruar buxhetin si politik, por si nevojë të qytetarëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›