PS: Do bashkojmë Shqipërinë, realitet Rrugën e Arbrit, fund legjendës së ujit
Peshkopi- Edi Rama në një miting elektoral që mbajti sot në Peshkopi tha se Dibra është rrënuar dhe izoluar nga qeveria Berisha duke kërkuar votën e dibranëve për ta rilindur vendin pas 23 qershorit.
Do të bëjmë realiet Rrugën e Arbrit. Dibra nuk do të jetë më e izoluar, sdo të jetë më e braktisur, rrënimi në Dibër do të ndalet më 23 qershor me numrin 29, numrin e bekuar të çlirimit të Shqipërisë që do të çlirojë energjtë dhe pasionet e jashtëzakonshme të këtij populli për një rilindje të re shqiptare,-tha Rama.
Rama prezantoi kandidatin për deputet Shkëlqim Canin për të cilin foli me superlative: Krenarpa asnjë njollë e asnjë hijeShkëlqim Canin dha shumë pa kërkuar asgjë për vete. Me Shkëlqimin në krye të skuadrës së Rilindjes do të ndërtojmë programin e duhur për zhvillimin e Dibrës. Do ti japim perspektiven e munguar e të mbyllur në gjithë këto vite nga një grup njerëzish që votën tuaj e kanë pasur sikur e kanë pasur në xhep, para se të jeni zgjedhës jeni njerëz.
Kryesocialisti premtoi se socialistët në qeveri do të sjellin drejtësi sociale në Dibër. Uji është një e drejtë e njeriutAta kanë doktorin e gabuarSdua tju dhe tja prish vetes shije e sdua tja përmend më as emrin. Kemi detyrë të rilindim ShqipërinëDuke i hapur rrugë çdo familje të zakonshme paravësisht prijeve partiake, besimit, krahinës e ku jetojnë në qytet apo fshat.
Rama tha se do ti japim fund historisë së urrejtjes mes vetes dhe një Shqipërie të përçarë. Ka sjelë rrënimin që do të ndalim më 23 qershor. Histori e re e njerëzit ti shohim si njerëz,-tha Rama duke premtuar se do të lehtësojnë barrën e taksave për 95% të shqiptarëve që pushetin ta keni në krah e jo ta mbani në qafë.
Vota tek numri 29 sjell çlirimin tuaj nga një pushtet grushti nejrëzish.Legjenda e ujit do të mbyllet në këto aktër vite që vijnëmbi 20 vjet pa ujë Maqellara.