PS: Ekonomia, ne gjendje kritike, qeveria delirante
Partia Socialiste vleresoi dje se ekonomia e vendit eshte ne gjendje kritike dhe i beri thirrje qeverise te reagoje per zgjidhjen e saj. Ne nje konference per shtyp, deputetja e PS-se, Ermonela Felaj tha se, "tha ekonomia e vendit eshte ne nje gjendje kritike si pasoje e politikave te papergjegjshme te qeverise, nga e cila nuk mund te dilet me propagande elektorale". Duke iu referuar nje studimi te Qendres shqiptare per Konkurrueshmerine dhe Tregtine Nderkombetare (AITC), Felaj pohoi se ne sektorin e fasoneve, i cili puneson me teper se 80 mije shqiptare dhe eshte nje faktor i rendesishem ne eksport, 57% e bizneseve deklarojne renie te shitjeve gjate gjithe vitit 2009, dhe akoma me shume per vitin 2010. Deputetja socialiste ka shprehur serish shqetesimin konstant per ekonomine e vendit e cila eshte ne ne krize, “pavaresisht deklaratave te perseritura delirante te zyrtareve kryesore te kesaj qeverie mbi ekonomine dhe financat publike”. Felaj ka theksuar se si pasoje e politikave te papergjegjshme te qeverise, ekonomia e vendit gjendet sot ne nje situate kritike nga e cila nuk mund te dilet me propagande elektorale apo sulme kunder opozites. “Opozita shqiptare dhe Partia Socialiste nuk kane ndonje interes ne deshtimin ekonomik te vendit, perkundrazi, eshte detyre e saj, si c’eshte detyre e cdo opozite te pergjegjshme ne boten demokratike, te monitoroje ekonomine dhe te shtyje qeverine te reagoje menjehere ndaj te gjitha sinjaleve te alarmit”, deklaroi ajo.