E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni ne gjykate, pranga 2 zyrtareve

Korce- Perfiton 500 mije leke per nje firme, ne pranga kancelari i Gjykates se Korces dhe kryepolici i ambienteve te vuajtjes se denimit. Policia e Shtetit, ne bashkepunim me drejtorine e policise se qytetit verilindor, finalizuan dje operacionin e koduar “Kancelari”. Te arrestuarit ne flagrance jane Arben Hoxha, 51 vjec, me detyre Shef i Personelit te Institucionit te Ekzekutimit te Vepres Penale dhe Shkelqim Kajmaku, 52 vjec, me detyre Kancelar i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce. Hetimet kishin nisur rreth nje muaj me pare, ne baze te informacioneve te marra ne rruge operative dhe dyshimeve se per te pershpejtuar te gjitha ekzekutimet e vendimeve penale e civile, paguheshin ryshfete te ndryshme.
Burime zyrtare te policise vendore konfirmuan se dy te dyshuarit akuzohen per vepren penale te “korrupsionit pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike e kryer ne bashkepunim”. Sipas hetimeve te ndjekura per disa jave, kryepolici Hoxha kishte rene ne kontakt me persona te ndryshem te cilet kerkonin te pershpejtonin nxjerrjen e vendimeve te gjykates nepermjet pagesave nen dore. Nje prej tyre ka pasur nje ceshtje civile dhe ne pamundesi per te pritur deri ne afatin e caktuar, ka paguar 500 mije leke tek kryepolici dhe ky i fundit tek kancelari i gjykates. Mesohet se aksioni eshte zhvilluar ne momentin qe dy punonjesit e administrates kane marre parate dhe ndalimi eshte cilesuar ne flagrance, kurse si prove materiale u sekuestrua shuma e lekeve qe i perkiste personit qe e kishte paguar nen dore.
“Arben Hoxha eshte kapur ne flagrance nga strukturat e policise, pasi i kishte marre shumen prej 500 mije leke nje qytetari, ne kembim te nxjerrjes me shpejt te nje vendimi ekzekutimi te nje ceshtje civile, vendim te cilin e kishte nxjerre kancelari i gjykates, Shkelqim Kajmaku”, theksoi Policia e Korces dje per kete ngjarje.
Pervec shumes se parave, grupi hetimor ka sekuestruar si prove materiale edhe vendimin e gjykates dhe dokumentet qe vertetonin shkeljet ligjore te kancelarit te gjykates. Te dyshuarit e kane cilesuar si nje veprim arbitrar operacionin policor dhe te nxitur me qellime denigruese te tyre, por policia deklaroi se veprimet jane te gjitha ligjore.
A. Q.

Hetime edhe vendimeve te tjera penale e civile
Ne perfundim te operacionit te koduar “Kancelari”, nga strukturat e policise do te vazhdojne hetimet per zbardhjen e fakteve per shkeljet ne lidhje me nxjerrjen e ketij vendimi nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korce. Dyshohet se zyrtaret jane te perfshire edhe ne veprime te tjera jo ligjore, por hetimet e metejshme do te zbulojne te verteten. “Materialet procedurale ne ngarkim te Arben Hoxha dhe Shkelqim Kajmaku i kane kaluar per ndjekje te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce”, tha policia vendore.

Te arrestuar:
Arben Hoxha, 51 vjec, Shef i Personelit te Institucionit te Ekzekutimit te Vepres Penale Shkelqim Kajmaku, 52 vjec, Kancelar i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce
Akuza:
“Korrupsioni pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike, e kryer ne bashkepunim”
Sekuestruar:
500 mije leket e paguara si ryshfet per vendimin
Vendimi i gjykates dhe dokumentacionet perkatese per rastin ne fjale

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›