“Qerreti 2”, në pranga 2 persona, akuzohen për trafik armësh
TIRANë- Dy persona, të dyshuar për trafik armësh, u arrestuan mbrëmjen e djeshme në Kavajë, bënë të ditur sot burime zyrtare nga Policia e Qarkut.
Forcat e Policisë së Kavajës finalizuan me sukses operacionin e koduar "Qerreti II", duke arrestuar në kushtet e flagrances shtetasit Arif Zelo, 52 vjeç, i proçeduar disa herë më parë për veprën penale të “vjedhjes” si dhe të "trafikimit të lëndëve narkotike” dhe Ermir Dalipaj, 32 vjeç, të dy banues në Dushk të rrethit të Lushnjës.
Policia bëri të ditur se këta shtetas u arrestuan në kushtet e flagrancës në segmentin nacional në afersi të fshatit Qerret në Kavajë, ndërsa qarkullonin me një automjet tip Benz, me targa LU 0692 C.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre u gjetën dhe bllokuan me cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të tipit pistoletë Zastava me 50 copë fishekë si dhe një selenciator. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesat e tyre, u gjetën edhe dy pistoleta të tjera model 27 dhe zastava model 70 si dhe një armë zjarri automatik.
Sipas policisë, të arrestuarit, armët i siguronin duke i blerë në Malin e Zi, dhe më pas i kalonin në mënyrë ilegale përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Muriqanit për t'i tregtuar në Shqipëri për qëllime përfitimi.
(e.n/BalkanWeb)