Kodheli: Qeveria i trajton emigrantët si fenomene natyrore
TIRANE - Partia Socialiste denoncoi sot paaftësine e qeverie në përballimin e fluksit të shqiptarëve që vijnë në atdhe për të kaluar disa ditë pushimi.
"Kjo qeveri, e cila duhet t'u jetë mirënjohëse të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë, të cilët me kontributin e tyre mbajnë në këmbë ende ekonominë e brishtë të Shqipërisë, duhet që të paktën një herë në vit, kur ata kanë nevojë për asistencën e qeverisë së tyre, të jetë e aftë ta bëjë këtë", u shpreh sot deputetja Mimi Kodheli.
Ajo argumentoi se "eshtë i disati vit që emigrantët i kalojnë pushimet jo me të afërmit e tyre, por në rradhë të gjata e kilometrike. Rradhë në kufij, por ajo cka është më e papranueshme tashmë, janë dhe rradhët e gjata në zyrat e aplikimit për pasaportat biometrike".
Edhe gjatë verës e njëjta situatë, rradhët po ashtu ishin të gjata, emigrantët tanë përsëri kaluan ditë e javë për të marrë një dokment dhe më pas në rradhë kilometrike për t'u larguar nga vendi.
Partia Socialiste denoncon jo vetëm paaftësinë e kësaj qeverie, por edhe mungesën e vullnetit të saj për t'i paraprirë situatave të cilat nuk janë fenomene natyrore, por normalisht të pritshme e të njohura.
Qeveritarët të lënë shfaqjet televizive e t'ju mundësojnë shqiptarëve që duan të pajisen me pasaporta biometrike kushtet minimale dhe mos i sorollasin në rradhë të pafundme vetëm e vetëm se nuk mendojnë për ta.