Prifti:Ndalon shkarkimi në Fierzë. Vazhdon në Koman e Vaun e Dejës
TIRANË- Ndalon shkarkimi i ujit në liqenin e Fierzës, ndërkohë që vazhdon në Koman dhe Vaun e Dejës. Deklarata është bërë sot nga ministri i Energjitikës, Dritan Prifti, sipas të cilët situata është nën kontroll.
"Në Fierzë është ndaluar shkarkimi i ujit dhe situata është nën kontroll. Shqetësim ka qenë vetëm ulja e nivelit të Fierzës", tha Prifti, gjatë një konference për shtyp mbajtur në mesditë.
Prifti ka sqaruar se niveli i ujërave në liqenet e vendit ka shënuar rritje për shkak të reshjeve të dendura të shiut, që kanë shoqëruar ditët e fundit.
Sipas tij, në Fierzë niveli i ujit ka rënë 75 centimetra, ndërsa në kaskadën e Komanit niveli ka arritur në 174.4 metra.
Komani, ka theksuar më tej Prifti, ka pasur një rritje të nivelit të ujit prej 92 centimetrash dhe në të vazhdon shkarkimi me 300 metër kub për sekondë.
*****
KESH, Stojku: Situata, kritike. Po punojmë në kapacitete maksimale
TIRANE - KESH po bën shkarkime të ujit në hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës për të shpëtuar digat. "Sistemi energjetik ka kaluar ne gjendje te jashtezakonshme per shkak te situates mjaft te renduar hidrike". Kështu u shpreh sot drejtori i KESH-it Muharrem Stojku duke shtuar se "prurjet rekord ne rangun 1 mije meter kub uje per sekonde e kane ngritur nivelin e ujit ne hidrocentrale ne maksimumet historike duke kercenuar me permbytje".
"Kemi shpallur gjendjen e jashtezakonshme ne KESH dhe OST. Nga Fierza po shkarkojme 460 m/kub ne sekonde, nga Komani 900 m/kub ne sekonde dhe po e njejta sasi nga Vau i Dejes. Jemi te detyruar te bejme skarkimet e duhura per te mos rrezikuar gjithe vendin", vijoi Stojku.
KESH njofton se te gjitha hidrocentralet jane duke punuar me kapacitetin maksimal, por kjo nuk mjafton per te perballuar nivelin e larte te prurjeve. "Objektet po punojne me fuqine maksimale. Po eksportojme 11.5 milione kë/ore ne dite", shton Stojku. Niveli i ujit ne Fierze ka arritur ne 293.2 meter mbi nivelin e detit nga 296 meter qe eshte pika kritike.