E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje, oponent serioz në politikë

“është herët për të thënë nëse do të ketë dinamizëm të skenës politike në Kosovë me futjen e ‘Vetëvendosjes’ në politikë, por megjithatë, nëse një subjekt i ri me një gjeneratë të re kyçet në politikë, ne dëshirojmë të sjellë të reja në politikën e Kosovës. çdo parti, në një formë, është rival politik. Ne e mirëpresim një rreshtim të ri të një gjenerate të re në subjekt politik të Kosovës”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi.

Kreu i LDD-së, Nexhat Daci, ka vlerësuar se partia e tij mirëpret vendimin e Lëvizjes “Vetëvendosje” për të hyrë ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke thënë se është i bindur se kjo lëvizje do të ketë shumë përkrahje, por edhe kritika, duke qenë se do të jetë shumë më e përgjegjshme ndaj vetvetes dhe proceseve në të cilat po kalon Kosova.

Meqenëse “Vetëvendosje” ende nuk e ka prezantuar programin e vet politik, sikurse përfaqësuesit tjerë politikë, as nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli, nuk mund të parashohë se si dhe me kë do të rreshtohet “Vetëvendosje” në aspektin profilit politik.

“Ata deri më tani kanë vepruar si shoqëri civile dhe tash sigurisht që në program ata do të specifikojnë profilin e tyre politik ku ta përcaktojnë veten dhe pastaj do të mund të shohim se me kë mbase do të do mund të jenë më afër apo më larg”, është shprehur Makolli. /KS/start/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›