E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, opozita shqiptare jashtë agjendës ndërkombëtare

Rasti i fundit me Philip Gordon dhe Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Rasmussen, bindshëm pasqyrojnë këtë fenomen. Ata ishin në Maqedoni, ku patën takime me kryeministrin Nikola Gruevski, me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me kryetarin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski, etj., por jo edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, apo me kryetarin e Demokracisë së Re, Imer Selmani.

Opozita shqiptare nuk e komenton anashkalimin e tyre dhe mendojnë se kjo varet nga agjenda që ata e kanë caktuar me parë. Shefi i kabinetit të DR-së, Visar Ramadani, thotë se partia e tij ka takime të rregullta me faktorin ndërkombëtar në Maqedoni, si dhe me përfaqësues të rëndësishëm nga Brukseli dhe Washingtoni të cilët takojnë kryetarin e partisë, Imer Selmani dhe funksionarë të lartë të DR-së. /lajmi/start/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›