E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Gjiknuri: Ndërkombëtarët, presion për zgjidhje

Socialistët nuk fshehin faktin se ndërkombëtarët po ushtrojnë presion mbi ta për ti dhënë fund ngërçit politik në vend. Pas takimit në Strasburg mazhoranca dhe opozita mund të negociojnë gjithçka, duke mos lënë asnjë çështje mënjanë, përfshirë edhe kutitë e votimit. Kjo është bindja e deputetit socialist Damian Gjiknuri, i cili nënvizoi se institucionet ndërkombëtare po ushtrojnë presion për të gjetur cilat janë rrënjët e krizës dhe si dilet prej saj. "Gjithçka është në negocim për zgjidhjen e krizës. Për herë të parë gjithçka është në diskutim dhe nuk mund të përjashtohet asgjë në negociata", - u shpreh ai. Gjiknuri tha se mazhoranca duhet të ketë vullnet për zgjidhjen e krizës, në të kundërt duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e saj. Deputeti socialist nënvizoi se opozita do të bëjë gjithçka që të kryhet hetimi i zgjedhjeve. "Opozita do vijojë të artikulojë propozimin e saj. Do bëjmë gjithçka që hetimi të kryhet. Do ulemi me palën tjetër, do bashkëpunojmë edhe me negociatorët që të bëhet zgjidhja e duhur", - nënvizoi ai. Gjiknuri beson se do të ketë një zgjidhje të arsyeshme për situatën politike në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›