Kosova shtet, njohja e re, në qershor nga Tanzania
Njohja e re e shtetit të Kosovës së pavarur këtë herë do të jetë nga shteti afrikan i Tanzanisë. Këtë premtoi dje presidenti i AKR-së, Bexhet Pacolli, sipas të cilit, ky vend do ti shtohet në muajin qershor listës së deritanishme të njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Tanzania do të vijë në qershor, - ka thënë Pacolli, në një intervistë për të përditshmen Epoka e re, duke dhënë detaje se në fund të këtij muaji ai sërish do të takohet me Presidentin e Tanzanisë, Jakaya Kikvete, në Francë, me të cilin do të diskutojë për çështjen e pavarësisë së Kosovës. Para pak ditësh, ka qenë një tjetër shtet afrikan, Somalia, e cila njohu pavarësinë e Kosovës, ndërsa para saj, ishte Xhibuti, shteti i 66-të që e kreu një akt të tillë.