E Diel, 1 Nëntor 2026

Materialet zgjedhore propozim i Berishës që në shtator

18 mars, Xhafaj: Të hapen materialet zgjedhore

Kryesocialisti Edi Rama rikthehet tek propozimi që i bëri Kryeministri Sali Berisha në shtator të 2009-s për të hapur materialet zgjedhore. Rama e refuzoi këtë ofertë të Berishës dhe vendosi duke nisur protestat dhe grevën e urisë, ndërkohë që presioni i ndërkombëtarëve në darkën e Strasburgut e bindi atë, që kjo është një rrugë ligjore dhe duhej pranuar për ti dhënë fund ngërçit politik. Në këtë mënyrë, kryetari i PS-së, Rama, dje u shfaq para mediave nga selia rozë, besimplotë se kërkesat e opozitës do të marrin një përgjigje pozitive dhe e quajti si fitore arritjen e një marrëveshjeje për hapjen e kutive të materialeve zgjedhore. Por hapjen e materialeve zgjedhore e kishte propozuar kryeministri berisha që në muajin shtator të vitit 2009 ndërkohë që në seancën parlamentare të 18 marsit, në të cilën Kuvendi shqyrtoi nismën për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit, deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj, pohoi se Kushtetuta nuk e pengon hetimin e zgjedhjeve, përfshi edhe shqyrtimin e materialeve të kutive të votimit. Sipas Xhafajt, hetimit mund ti nënshtrohen edhe materialet zgjedhore që kanë qenë objekt i një shqyrtimi gjyqësor, në momentin që hetimi nuk ka për qëllim të ndryshojë vendimin gjyqësor të dhënë. Xhafaj tha se nuk ka asnjë argument ligjor apo kushtetues që pengon hapjen e kutive, duke pohuar se pengesa në këtë rast është vetëm vullneti politik. Nw seancën parlamentare tw 18 marsit, nw tw cilwn kuvendi shqyrtoi niosmwn pwr ngritjen e komisionit hetimor parlamentar pwr zgjedhjet e 28 qershorit, deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj pohoi se Kushtetuta nuk e pengon hetimin e zgjedhjeve përfshi edhe shqyrtimin e materialeve të kutive të votimit. Sipas Xhafës, hetimit mund ti nënshtrohen edhe materialet zgjedhore që kanë qenë objekt i një shqyrtimi gjyqësor, në momentin që hetimi nuk ka për qëllim të ndryshojë vendimin gjyqësor të dhënë. Xhafaj tha se nuk ka asnje argument ligjor apo kushtetues qe pendon hapjen e kutive duke pohuar se pengesa ne kete rast eshte vetem vullneti politik  

Kutitë e materialeve zgjedhore mund të hapen për efekt shqyrtimi ose hetimi nga organi i akuzës në cdo moment që ato do të kërkohen. Ish kryetari i KQZ-së, Clirim Gjata duke iu referuar një kërkese që komisoni hetimor në zgjedhjet e 2005-ës i drejtoi KQZ-së, thotë se si atëherë edhe sot këtë gjë nuk mund ta refuzojë njeri. Por sipas tij, midis kërkesës së 2005-ës dhe kësaj që opozita ka tani nuk mund të vihet një paralele. Por para pak ditësh  kreu i KQZ-se, Arben Ristani u shpreh se kutitë e votimit dhe të materialeve zgjedhore, hapen vetëm për t'u arkivuar një pjesë e materialeve zgjedhore dhe djegur fletët e votimit. "Kushtetuta është maja e piramidës ligjore të vendit dhe është ajo që nuk lejon hapjen e kutive të votimit. Kodi Zgjedhor parashikon që në këtë moment, KQZ-ja është i vetmi organ që vendos hapjen e kutive të votimit dhe të materialeve zgjedhore. Hapje që bëhet vetëm për të arkivuar materialet zgjedhore dhe për të djegur kutitë e votimit", - theksoi Ristani. Në këtë mënyrë, kreu i KQZ-së, hoqi mundësinë e vetme që duket se i kishte mbetur opozitës për të hapur kutitë e votimit, për ti kërkuar mendim Komisionit të Venecias, si një organ tërësisht i pavarur. Ristani sqaroi, se askujt në këto momente nuk mund t'i shkojë ndër mend se mund të ketë zgjidhje që mund të vijë jashtë kuadrit ligjor, pasi kjo sipas tij, do të cënonte rënde stabilitetin e vendit. "Kodi Zgjedhor, Kushtetuta e përcakton qartë se si veprohet me materialet zgjedhore dhe kutitë e votimit. Mbi ligjin nuk mund të bëhet asnje kompromis, qoftë ky politik", u shpreh Ristani, duke theksuar se nuk mund të ketë veprime jashtë institucioneve ligjore për ngercin politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›