PS: Hapja e kutive nuk prek gjykaten

Partia Socialiste ka ngulmuar ne faktin se kerkesa e saj per hapjen e kutive nuk synon ndryshimin, rishikimin apo modifikimin e vendimit te Kolegjit Zgjedhor, vendim i cili sipas PS eshte perfundimtar e i formes se prere por kerkesa e socialisteve sipas deputetit Dokle synon vetem te beje transparence per procesin zgjedhor te 28 qershorit.
Zoti Dokle theksoi se objekti i hetimit parlamentar te kerkuar nga Partia Socialiste eshte krejt i ndryshem me objektin e shqyrtimit gjyqesor te Kolegjit Zgjedhor. Ai renditi te gjitha pikat mbi te cilat PS kerkon te hedhe drite. "-Mungesa e zbatimit te ligjit gjate numerimit te votave. -Shkeljet flagrante gjate votimit ne QV -Mangesi ne perdorimin e teknologjise mbeshtetese te monitorimit te procesit e te numerimit te votave- Perdorimin e aseteve publike dhe administrates shteterore ne favor te nje subjekti zgjedhor- Presioni shteteror ndaj punonjesve per efekte elektorale- Lejet e perkohshme gjate fushates per personat e denuar per vepra penale", tha Dokle.Sipas zotit Dokle kerkesa socialiste nuk cenon ne asnje pike te saj kushtetuten apo ligjet, pas te cilave tha deputeti i PS-se fshihet ne menyre te turpshme kryeministri Berisha. "Ky objekt eshte ne perputhje me parimet kushtetuese te misheruara edhe ne praktiken e Gjykates Kushtetuese mbi ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare. Ky objekt qe ka te beje me transparencen si element ky i demokracise, mbeshtetet dhe ne pervojat demokratike ne SHBA, Itali, Rumani per te mos permendur dhe Afganistanin.Ne shprehim dhe nje here vendosmerine e Partise Socialiste dhe te opozites ne kerkesat tona te drejta, legjitime, kushtetuese dhe mbrojtese te votes se lire e te vullnetit te paprekur te zgjedhesve", tha Dokle.