E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza e dialogut, Topi nesër takohet me Ramën dhe Berishën

Pas takimit të parë të shtunën, presidenti Topi pritet të zhvillojë të martën takime të veçanta me kryeministrin Berisha dhe liderin socialist Edi Rama. Negociatat do të jenë në vijimësi të diskutimeve për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Gjithashtu presidenti Topi do të takohet të martën edhe me shefin e delegacionit të KE-së në Shqipëri Helmut Lohan dhe ambasadorin e spanjës Montobio.
Ditën e shtunë u mbajt tryeza e parë e negociatave mes kreut socialist Rama me kryeministrin Berisha , tryezë kjo e iniciuar nga presidenti Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›