Dokle: Kushti ynë numër një, hapja e kutive

Deputeti i PS-së Namik Dokle deklaroi në një dalje publike se hapja e kutive të votimit është një kërkesë primare dhe që PS nuk e ndryshon këtë vendim. Sipas tij ky është kusht në zgjidhjen e krizës dhe gjatë zhvillimit të negociatave.
"Objekti raporti i komisionit hetimor të kërkuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë nuk synojnë ndryshimin, rishikimin apo modifikimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor, vendim i cili është përfundimtar e i formës së prerë", u shpreh ai. Sipas Dokles përmbajtja e objektit të hetimit parlamentar që duan të ngrenë deputetet socialistë ka lidhje me çështje të tilla si mungesa e zbatimit të ligjit gjatë numërimit të votave, shkeljet flagrante gjatë votimit në QV apo përdorimin e aseteve publike dhe administratës shtetërore në favor të një subjekti zgjedhor.
"Ky objekt është në përputhje me parimet kushtetuese të mishëruara edhe në praktikën e Gjykatës Kushtetuese mbi ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare. Ne shprehim dhe një herë vendosmërinë e Partisë Socialiste dhe të opozitës në kërkesat tona të drejta, legjitime, kushtetuese dhe mbrojtëse të votës së lirë e të vullnetit të paprekur të zgjedhësve", nënvizoi Dokle.
Sipas tij në tryezën e thirrur nga Presidenti Topi, Partia Socialiste shprehu vullnetin e saj të plotë për të kontribuar në zgjidhjen e krizës që ka mbërthyer vendin, për t'i dhënë fund një herë e mirë deformimit të votës . procesin zgjedhor.