PS: Hetim, duke perfshire edhe fletet e votimit
Partia Socialiste eshte e gatshme te nise zbatimin e rezolutes se Parlamentit Evropian, por duke perfshire ne procesin e hetimit te zgjedhjeve, gjithe materialet zgjedhore. Sekretari Organizativ ne Partine Socialiste, Blendi Klosi, u shpreh dje PS-ja kerkon ngritjen e nje komisioni te ri hetimor me shumice dhe drejtim te opozites. Por kushti i Partise Socialiste, ka qene qe mazhoranca te mos djege fletet e votimit. Sipas Klosit, djegia e fleteve te votimit, do te krijonte nje ndarje me te thelle mes Kuvendit dhe opozites se stome. Ai u shpreh se vazhdimi i procedurave te Kodit Zgjedhor, do te ishte nje provokim i rende per opoziten. “Te harroje djegien e fleteve te votimit dhe cdo lloj diversioni, pengese, makinacioni e perpjekje per te penguar punen e ketij komisioni, sepse kjo do te shenonte ndarjen perfundimtare me kete parlament e me kete qeveri”, u shpreh Klosi, duke ju drejtuar Kryeministrit Sali Berisha. Per sa u perket pikave te tjera te rezolutes, qe kane te bejne me ngercin politik, opozita duket se parimisht eshte ne nje linje me mazhorancen. Drejtimi i komisionit hetimor ka qene nje leshim qe mazhoranca e ka bere prej kohesh. Por ne interpretimin e PS-se, situata politike ka ardhur drejt agravimit pikerisht per shkak te sjelljes se mazhorances. “Shqiperia ndodhet sot ne nje udhekryq nga ku varet jo vetem fati i integrimit te vendit, por edhe fatet e bashkejeteses sone demokratike”, u shpreh Klosi, duke bere pergjegjes per situaten politike ne vend, Kryeministrin Sali Berisha. Sipas tij, mesazhi qe ka dhene Parlamenti Evropian per drejtuesin e mazhorances qeverisese, eshte i qarte; “lejimi i transparences se plote te zgjedhjeve”. Klosi ka theksuar se drejtuesit e mazhorances, duhet te lexojne dhe nje here rezoluten e PE-se, ne piken qe flet per materialet zgjedhore. Sipas tij, dokumenti i institucionit te larte evropian, flet per nje transparence te plote te zgjedhjeve, gje qe nenkupton dhe fletet e votimit. Duke renditur pikat e rezolutes, Klosi, shtoi se pa realizimin e tyre nga ana e mazhorances, Partia Socialiste nuk mund te ulet ne bisedime. “Partia Socialiste e ka pranuar zgjidhjen e ofruar nga rezoluta e Parlamentit Evropian dhe ne emer te integrimit dhe interesave madhore te vendit, eshte e gatshme te filloje menjehere punen per te zgjidhur krizen politike ne vend”, u shpreh Sekretari Organizativ i PS.
4 Kerkesa
Ka bere Partia Socialiste ne lidhje me rezoluten e Parlamentin Evropian. Ngritjen e komisionit te ri hetimor, marrjen e shumices se ketij komisioni dhe drejtimin e tij, si dhe mos djegien e fleteve te votimit.
178 Neni
I Kodit Zgjedhor, percakton ndjekjen e procedurave qe kane te bejne me hetimin e zgjedhjeve. Sipas ketij neni, komisioni mund te vijoje hetimin e materialeve zgjedhore ne Arkivin e Shtetit, ndersa kutite e votimit eliminohen.
Interpretimi i rezolutes
Debati mes dy forcave kryesore, pas miratimit te rezolutes ne Parlamentin Evropian eshte, eshte perqendruar vetem ne piken qe ka te beje me materialet zgjedhore. Opozita pretendon se me materiale zgjedhore, kuptohet dhe hapja e kutive te votimit. Nga ana tjeter mazhoranca argumenton se Kodi Zgjedhore e ka percaktuar qarte se materialet zgjedhore, perfshijne vetem pjesen administrative te procesit zgjedhor, por jo hapje kutish apo rinumerim.