Dalin ne shitje prona te Mbrojtjes
TIRANE - Nje liste prej 517 pronash te paluajtshme te Ministrise se Mbrojtjes, te cilat nuk jane ne perdorim i jane derguar prej muajsh Ministrise se Ekonomise per te vazhduar me procedurat e privatizimit nga ana e qytetareve te interesuar dhe ish-pronareve. Ministri i Mbrojtjes, doli dje para mediave dhe foli mbi kete argument, duke detajuar se eshte gati dhe nje liste tjeter prej 135 pronash, ndersa 70 te tjera jane ne proces verifikimi per te hyre ne treg. Ministri i Mbrojtjes, duke folur dje konferencen e shtypit lidhur me pronat ushtarake qe kalojne ne proces privatizimi theksoi se identifikimi i pronave qe nuk jane ne perdorim efektiv nga Forcat e Armatosura dhe kalimi i tyre per privatizim eshte pjese e nje plani te integruar veprimi qe ne kemi hartuar per clirimin e Forcave te Armatosura, jo vetem nga pronat e teperta, por nga te gjitha materialet e teperta, ne menyre qe ato te mos peshojne me ne jeten e perditshme te Forces Tokesore, Detare e Ajrore. Sipas Imamit, kjo do te krijoje mundesine e perqendrimit te plote te tyre ne stervitje dhe operacione, cka eshte dhe misioni i tyre.
Ne kete kuader, ne zbatim te ligjit 8743 date 22.02.2001 “Per pronat e paluajtshme te shtetit”, dhe Vendimit te Keshillit te Ministrave nr 1638, date 17.02. 2008, “Per kriteret e vleresimit te prones shteterore qe privatizohet apo transformohet dhe per proceduren e shitjes,” Ministria e Mbrojtjes ka identifikuar dhe i ka derguar Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, deri tani 517 prona te lira, nje liste e trete me 155 prona te tjera do t’i dergohen METE-s, brenda ketyre diteve, ndersa mbeten edhe 70 prona te tjera te cilat jane duke u verifikuar ne terren dhe duke u zbrazur nga materialet ushtarake. Ministri deklaroi se pronat e derguara prane METE-s per privatizim nuk bejne pjese ne Planin e Perhapjes se Forcave te Armatosura te miratuar nga Presidenti i Republikes.
I gjithe ky proces eshte transparent dhe publiku ka akses te plote. Keto prona jane publikuar ne faqen elektronike zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes dhe gjithkush ka mundesi te marre informacionin e nevojshem.
Imami: Pse duam te clirohemi nga pronat
“Ne si Ministri e Mbrojtjes i administrojme pronat, i mbajme, i ruajme dhe shpenzojme per to, prandaj duam te clirohemi prej tyre”. Kete pohim beri dje z.Imami kur u pyet nese ne momentin qe keto dokumentacione kalojne te Ministria e Ekonomise, ajo e Mbrojtjes clirohet nga pergjegjesia e tyre. Sigurisht ka dhe nje procedure, - vijoi z.Imami, - mbeshtetur ne aktet normative, per kete ceshtje eshte ngritur nje komision me perfaqesues te Ministrise se Mbrojtjes dhe Ministrise se Ekonomise, behet nje vleresim ne vend i prones dhe mandej ajo del ne shitje sipas te gjitha rregullave. “Po e ritheksoj edhe njehere: ne jemi te interesuar qe te clirohemi sa me shpejt nga keto prona dhe per kete jam i interesuar t’ua paraqes te gjithe publikut dhe qytetareve shqiptar, duke i sqaruar qe te kerkojne ato prona te cilat jane te evidentuara”.
Sakaq Imami tha se “per te pare kete proces jane te ftuar te gjithe parlamentaret, Kontrolli i Larte i Shtetit dhe te gjithe te interesuarit qe te shohin ne se vleresimi eshte bere sic duhet apo jo”. Ndersa shtoi: “Ajo qe po them edhe njehere eshte qe keto prona po i afrohen publikut, po i afrohen tregut. dhe po i afrohen ne menyre transparente”. Nderkaq, Imami theksoi se keto prona nuk po i afrohen asnje biznesmeni ne menyre te vecante dhe komentoi: “Nga kjo pikepamje une jam i lumtur qe ky proces eshte transparent dhe i hapur per te gjithe”.
Akuzat, Imami: PS eshte ne drejtim te paditur
Ministri i Mbrojtjes Imami komentoi dje dhe akuzen e kreut te PS se pronat ushtarake po shperdorohen: “Eshte nje fakt i njohur qe Partia Socialiste eshte ne drejtim te paditur por kjo nuk eshte ceshtja ime. Ceshtja ime ndoshta do te ishte qe si deputet i qytetit te Tiranes do te doja te dija se ne c’drejtim eshte plani urbanistik i Tiranes, ku po shkon trafiku i Tiranes, ku ndodhet KRRT-ja e Tiranes, ceshtje qe na preokupojne te gjitheve. Ne fakt nuk mund te thuhet qe pronat po shkojne ne drejtim te paditur. Pronat po shkojne ne treg. Ne sistemin tone pronat nuk mund te shkojne ne asnje destinacion tjeter pervec tregut dhe kjo eshte gjeja me e mire qe bejme. Ne fakt, duke bere nje kritike, te mbeshtetur ne batutat qe bejne politikanet prej 15 vjetesh ne Shqiperi, eshte nje shembull i keq per t’u marre sot. Ajo qe mund te them une eshte qe kryetari i Bashkise do bente mire te merrej me ceshtjet komunale, me ceshtjet e pastrimit, gjelberimit, kanalizimeve, ndonje hyrje poshte e larte dhe mandej ne qofte se ka hapesire dhe ne qofte se ka kapacitete, Partia Socialiste, nepermjet Grupit te saj Parlamentare, le t’i paraqese kerkesat e saj. Une si minister jam i detyruar te sqaroj parlamentin, jam i detyruar te sqaroj publikun e gjere”.