E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Hetim pasurise Meta nje nga njerezit me te pasur ne vend

TIRANE - Deputeti socialist Pirro Lutaj vijoi sot serish akuzat ndaj zv.kryeministrit Ilir Meta.

Ndonese kemi pare gjate vitit te fundit se Ilir Meta ka qene teper i zellshem per te sulmuar opoziten duke i sherbyer ne menyre mjerane Sali Berishes qe nga dita e djeshme Ilir Meta hesht dhe ka frike ti pergjigjet nje pyetje shume te thjeshte Si eshte e mundur qe permes politikes te pasurohesh me shume se permes biznesit u shpreh Lutaj.

Si ka mundesi vijoi ai qe politikane si Ilir Meta te jene sot nder njerezit me te pasur ne Shqiperi Si ka mundesi qe duke qene deputet apo minister te kesh prona anembane si rralle biznesmene te tjere

Perse Ilir Meta hesht dhe cfare ka per te thene per shtepine ne bllok mu ne zemer te Tiranes apo per vilen ne gjirin e Lalzit ku edhe ullinjte qe ka mbjelle ne kopshtin e saj i ka transportuar me helikopter nenvizoi Lutaj.

Ai i kujtoi Metes se pervec se ti sherbeje Sali Berishes ka ardhur koha ti jape pergjigje edhe shqiptareve qe te zhytur ne varferi sot kane me shume se kurre te drejten per te pyetur e per te marre pergjigje.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›