Durres zgjerimi i rruges se Portit projekti bllokohet nga e djathta
DURRES - Perfaqesuesit politike anetare te KRRT-se se Durresit jane perplasur fort per te treten here ne lidhje me projektin e rruges se re paralele me portin e Durresit. Pas dy dite e disa ore mbledhjeje te ketij organi vendimmarres te qytetit keshilltaret e djathte jane larguar nga mbledhja. Para se kreu i KRRT-se te hidhte ne vote projektin prej 100 milione lekesh te lotit te pare te ketij investimi anetaret e djathte jane larguar nga mbledhja duke lene pezull projektin. Ne kete mbledhje anetaret e djathte vinin me nje anetar mungese dhe peshorja e votave anonte ne favor te bashkise me voten kyce te kreut te KRRT-se qe ne kete rast eshte kreu i bashkise. Shkaqet e mosmiratimit deklarohen se jane thjesht teknike nga te dy kampet. Admir Muka perfaqesuesi i Partise Demokratike ne KRRT ndersa ka akuzuar kryetarin e bashkise Vangjush Dako se po e perdor kete projekt per qellime politike ka shtuar se projekti eshte i cunguar dhe se bashkise i intereson ta miratoje jo per te bere rruge por per te nisur me dhenien e lejeve te ndertimit ne toke publike dhe ne toke qe eshte ne pronesi e inventar fizik te portit e te hekurudhes. Ne nuk jemi dakord per sa i takon pjeses teknike. Ne ia kemi ngritur Bashkise se Durresit problemin qe mos te synoje per nje zgjidhje jo te mire afatshkurter por zgjidhje minimumi 20-vjecare. Nga ana e bashkise kerkohet qe te behet certifikimi i lotit te pare por kjo eshte nje shkelje ligjore pasi ne kerkojme projekt te plote dhe detyren e projektimit te plote nga hyja e portit deri tek ura e Dajlanit. Ata na sollen te njejtin projekt qe ne e kemi hedhur poshte edhe para 6 muajsh u shpreh Muka. Ne fakt kjo eshte e pashpjegueshme ka vetem prapaskena politike bllokimi i ketij investimi ishte pergjigjja e Dakos. Anetaret e djathte nuk duan te votojne dhe ia arrijne duke bllokuar te tilla investime te medha me pretendime qe vetem me frymen e bashkepunimit zgjidhen. Bashkia kerkon qe ne nje pjese te rruges te zhvendoset muri aktual i portit dhe nje pjese territori i cili eshte ne pronesi te Portit te kaloje ne pronesi te qytetit qe te zgjidhet ne nje pjese te saj ngerci i zgjerimit te rruges. Kerkohet bashkepunim i Drejtorise se Pergjithshme te Hekurudhave Portit Detar dhe Bashkise per zbatimin e projektit deklaroi kryebashkiaku duke shtuar se asnje prej institucioneve nuk shprehet kunder ndertimit te rruges. Te zgjedhurit vendore ne kete rast nuk shikojne interesin e nje qyteti i cili po ecen me ritme te larta zhvillimi po interesat personale te nje grupi me baza klienteliste. Aktualisht Durresi ka vetem nje rruge per te hyre ne qytet nga ura e Dajlanit deri tek stacioni i trenit cka e ben prioritar investimin ne nje rruge te dyte per qarkullimin e mjeteve sidomos ne sezonin veror kur numri i pushuesve rritet deri ne nje milion persona. l.m