Vrau te moshuarin per grabitje arrestohet
TIRANE - Policia e Tiranes zbardhi brenda nje jave vrasjen e nje 69-vjecari i cili u gjet pa jete ne banesen e tij ne rrugen Isa Boletini prane Selvise ne Tirane. Ne lidhje me kete ngjarje u arrestua 34-vjecari kryeqytetas Rushit Hatija i cili ne mars te ketij viti ishte liruar nga burgu ku kishte qendruar per 5 vjet per te njejten akuze ate te vjedhjes me dhune. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane se ai u prangos gjate operacionit te koduar Hijet e Nates II. Ngjarja per te cilen akuzohet Hatija ka ndodhur ne 12 nentor 2010 kur ai ka hyre ne banesen e 69-vjecarit Enver Velija i cili jetonte vetem pasi familjaret e tij jetojne prej vitesh ne Itali. Hatija e ka goditur te moshuarin me mjete te forta e me pas ka vjedhur elektroshtepiake si dhe sende te tjera personale ne banese. Nderkohe Hatija eshte ne hetim edhe per 5 vjedhje te tjera me dhune. e.d.