E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, arrestohen 14 shqiptarë me 46 kg drogë

TORINO – Arrestohen 23 pjestarë të një prej organizatave më të rrezikshme të ambjentit kriminal Torinez. Pjestar të organizatës së arrestuar nga Guardia Di Finanza (GDF) ishin 14 shqiptarë, 7 Italianë, 1 Maroken dhe 1 Tunizian.

Organizatës iu sekuestruan 46 kg kokainë dhe heroinë, para kesh mbi 40 mijë euro, tre pistoleta dhe municione të ndryshme luftarake.

Operacioni i sukseshëm i koduar “Selenica”, me emrin e zonës prej së cilës kishin origjinën disa prej pjestarve të grupit të arrestuar, nisi prej vrasjes së një cifti të ri Rumun në janar të vitit 2008 dhe përfundoi pas përgjimit të mbi 200 telefonatave të bëra prej tyre.

Organizata e kryesuar nga Shqiptarët, pjesa më e madhe e të cilëve ishin banor të kryeqytetit Piemontez, kishin fituar me përdorimin e forcës një pjesë të madhe të territorit të vendit dhe ndërmjet një rrjeti të gjerë kontaktesh me grupe të tjerë aktiv në Emilia Romagna dhe Lombardia, importonte sasi të mëdha heroine dhe kokaine nga zona e Ballkanit dhe Hollanda.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›