E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Imeraj: Berisha të mos guxojë të provokojë në derën shtëpisë së socialistëve

Tiranë, 20 dhjetor NOA Festa e djeshme e qytetarëve maqedonas, malazez dhe serbë për liberalizimin e vizave, ka detyruar sot opozitën të dalë në deklarata për shtyp për të akuzuar qeverinë si shkaktare që Shqipëria nuk po feston një fakt të tillë, pasi sipas PS-së, qeveria dështoi në përmbushjen e kritereve dhe për këtë duhet tu kërkojë falje shqiptarëve.

Pas deputetit Ditmir Bushati, ka qenë zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj e cila ka akuzuar qeverinë për dështimin. Imeraj ka reaguar edhe për protestën që u zhvillua para selisë së PS-së duke kërkuar nga Berisha të mos provokojë. Dje pamë qytetarët serbë,maqedonas e malazezë që festonin për liberalizimin  e vizave, ndërkohë që vendi ynë ka mbetur në klasë, i izoluar në mes të Evropës. Pinoku Sali Berisha nuk mund ta fshehë dështimin e tij duke sjellë pseudoprotestues tek oborri i shtëpisë së socialistëve, por do të jenë socialistët dhe të gjithë shqiptarët që do të protestojnë para zyrës së tij që i la në izolimin më të pafalshëm. I themi kryeministrit pinok të mos guxojë më të provokojë  në derën e shtëpisë së socialistëve tha sot Imeraj. Ne nuk kemi protestuar përpara shtëpisë së demokratëve por përpara kryeministrisë së Shqipërisë që duhet të mbrojë interesat e shqiptarëve socialistë e demokratë dhe jo të një familjeje në pushtet. Nëse pinoku kryeministër nuk i duron dot protestat përpara godinës së kryeministrisë kjo është një arsye më shumë që të largohet bashkë me kutitë e mbyllura, ku mban peng integrimin tonë në Evropë.  Fati i Shqipërisë smund të rrijë më i varur në hundën e gjatë që ka marrë peng kryeministrinë përfundoi Imeraj. k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›