E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi ngushëllon familjarët e ish-deputetit

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ngushëlloi sot familjarët e ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Lekë çukaj, i cili humbi jetën në një aksident tragjik rrugor. Në mesazhin e ngushëllimit Kryetari i Shtetit shprehet:"Në këto momente dhimbjeje e hidhërimi për humbjen e njeriut tuaj të dashur, dëshiroj të jem pranë jush për t'ju ngushëlluar dhe për të ndarë së bashku këto çaste të vështira njerëzore e familjare. Ndarja e parakohshme dhe tragjike nga jeta e Lekës erdhi e rëndë për të gjithë ne. Leka do të kujtohet nga ne gjthnjë si një njeri me integritet shoqëror e professional", thuhet në ngushëllimin e presidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›