PS, Baraj: Protestë sot në orën 17.00 para Parlamentit
TIRANE - Sot pasdite, në ora 17:00, përpara sallës së Parlamentit, Partia Socialiste organizon protestë me qytetarë e banorë të Tiranës.
Deputeti Besnik Baraj, duke ftuar qytetaret u shpreh: Le të bashkohemi në protestën tonë për t'i thënë mjaft gënjeshtrave të Berishës, në një kohë kur kemi papunësinë më të madhe në Europë, kur çmimi i energjisë do rritet jashtë mundësive ekonomike të shqiptareve, kur çmimet e produkteve ushqimore gjithashtu rriten, kur rinia e sheh veten të pashpresë, kur pensionistët s'kanë mundësi të plotësojnë nevojat jetike minimale, kur shërbimi mjekësor është në gjendje të mjeruar, kur si asnjëherë më parë qeveria ka papërgjegjshmëri për trojet e kufijnjtë e vet, kur paratë e shqiptarëve groposen në tunelet e korrupsionit apo në Gërdec.
Le t'i themi mjaft gënjeshtrave Berishiane. Sot është koha kur shqiptarët duan veprim dhe zhvillim të ngjashëm me vendet fqinje që edhe pse ata e nisën rrugën e integrimit prapa nesh, sot janë hapa përpara. Le të bashkohemi sot në ora 17:00, përpara sallës së Parlamentit, për t'i thënë Berishës hap kutitë ose ik!