E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Islami: Situata me kartat vazhdon problematike

Gjatë një konference për shtyp, sekretari Islami u shpreh se PS e konsideron tejet shqetësues veprimin e punonjësve të shërbimit postar qe u nxjerrin probleme votuesve pa pasaportë që ndodhen jashte listave të MB 

TIRANË- Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Kastriot Islami shprehu sot shqetësim lidhur me ritmet e pamjaftueshme për të garantuar paisjen me letërnjoftim, të gjithë votuesve pa pasaportë.
Gjatë një konference për shtyp, sekretari Islami, duke ripërsëritur shqetësimin për zbatimin e vendimeve të Këshillit të Ministrave për këtë proces, tha se "që prej katër muajsh sistemi i zyrave të aplikimit akoma nuk është shtrirë në të gjithë vendin dhe në disa raste ato nuk janë funksionale".
PS denoncon se situata parqitet alarmante në bashkitë e vogla dhe komunat e thella të 17 rretheve. “Pra pothuajse në gjysmën e vendit, ku shifra e aplikimit është nën 25 përqind”, tha Islami.
”Situtata duket pa shpresë për të realizuar objektivin e paisjes se cdo votuesi pa pasaportë me leternjoftimi në njësitë vendore të drejtuara nga PD”, shtoi Islami.
PS konsideron se vendet me problematike në këtë fazë të procesit janë zyrat e postave të cilët sipas këtij subjekti në shumicën e rasteve nuk respektojnë vendimin e fundit të KM dhe janë kthyer në penguesit kryesorë të procesit.
Islami theksoi gjithashtu se “është për të ardhur keq që ka disa raste kur opetarorët e firmës koncensionare të rekrutuar me propozimin e kryetarëve të PD të bashki/komunave, krahas mungesës së performacës së nevojshme shfaqin sjellje me pasoja penguese për procesin dhe në jo pak raste edhe me natyrë militante”.
Në këtë pikë, Islami u kërkoi aplikantëve të denoncojnë në media të gjitha rastet. “Po kështu cdo denncim publik në media do ta kthejmë në denoncim juridk nëse këto pengesa vazhdojnë”, u shpreh ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›