E Shtunë, 31 Tetor 2026

170 studentët e bllokuar, kthehen në Shqipëri

Trageti që qëndroi prej tre ditësh i bllokuar në Trieste u kthye sot në Portin e Durrësit. Studentët shqiptarë u bllokuan që prej të enjtes në brigjet italiane. Bllokimi ndodhi per shkak te vizave 

TIRANE-Të gjithë studentët shqiptarë, që ishin bllokuar prej ditësh në brigjet italiane, janë kthyer sot në mesditë në vendin tonë. Trageti që qëndroi prej tre ditësh i bllokuar në Trieste u kthye sot në Portin e Durrësit. 170 studentë, të cilët ishin nisur për ekskursion nuk u lejuan të vazhdonin udhëtimin turistik nga autoritetet italiane për shkak të parregullsive me dokumentacionin.
Studentët shqiptarë u bllokuan që prej të enjtes në brigjet italiane. Bllokimi ndodhi pikërisht në castin që do të niseshin të vazhdonin udhëtimin në Hungari. Shkak u bënë vizat që ambasada hungareze i anulloi në mes të udhëtimit të studentëve. Burime nga ambasa bënë të ditur se veprimi u ndërmorr pasi u dyshua se për 20 persona që fituan vizat si studentë më pas u dyshua se nuk e kishin këtë status.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›