E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Ja tre arsyet se përse LSI-ja nuk votohet më

Me anë të një reagimi zëdhënësja e selisë rozë, Armela imeraj u shpreh se është e pa kuptueshme frika e LSI nga vota e shqiptarëve.

“Nëse LSI mendon se mund të fitojë dicka duke vjedhur vota si në zgjedhjet e 2009-ës në Ndroq, ta harrojë! Por, është e kuptueshme frika e LSI nga vota e shqiptarëve.Së pari, sepse tradhëtoi e gënjeu votuesit e majtë duke mbajtur në pushtet Berishën”, është shprehur Imeraj.

Ajo shtoi se LSI-ja premtoi 100 mijë vende pune dhe vetëm gjatë vitit të parë të pushtetit PD-LSI kanë humbur 100 mijë shqiptarë vendet e tyre të punës.“Së treti, çka është më e rëndësishmja, në derexhenë ku e ka zhytur ekonominë shqiptare Saliu nuk ka më shqiptar që voton as për të e as për aleatët e tij”, përfundoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›