Moskën e mbulon tymi i dendur
Qytetarët e Moskës tashmë dalin nëpër rrugë me fytyra të mbuluara. Problemet me ajrin kanë filluar të shfaqen nga zjarret që kanë shpërthyer prej javësh në zonat malore dhe që po përpijnë mijëra hektarë pyje.
''Niveli i monoksidit të karbonit në ajër është rreth pesë herë më i lartë se niveli maksimal i lejuar për shëndetin publik'', citon gazeta ''Kommersant'' një zyrtarë në Moskë.Simboli i kryeqytetit rus, Kremlini është zhdukur nga një re e dendur tymi që e ka mbuluar plotësisht.
Ministria e Situatave Emergjente ka paralajmëruar se zjarrte vazhdojnë të përhapen në perëndim të vendit. Nga ana tjetër, meteorologët nuk kanë parashikuar asnjë përmirësim në ditët e ardhshme të temperaturave jashtëzakonisht të larta që kanë prekur Rusinë që prej një muaji.