PS: Jo hyrjes në zgjedhje, Blushi: Vendimi, personal i Ramës

Forumi më i lartë i socialistëve vendosi pasditen e sotme që të mos hyjë në zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit. Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë kreu i PS-së Rama
ka theksuar në një prononcim për mediat rreth vendimit të kryesisë së PS-së për të mos hyrë në zgjedhjet e pjesshme si një veprim i natyrshëm dhe është rruga për të mbrojtur lirinë dhe të drejtën si një liri dhe e drejtë që nuk mund të shkelet dhe të deformohet. "Në këtë rrugë ne jemi shumë të vendosur dhe ky është një proces që ka të bëjë me kapjen e demokracisë në këtë vend dhe jo në një taktikë theksoi Rama.
Ndërkohë ky vendim është kundërshtuar nga grupi anti Rama ku deputeti i PS-së Ben Blushi ka theksuar ka theksuar se ky është një vendim personal i kryetarit të PS-së Rama dhe jo e të gjithë anëtarëve të kryesisë. "Ky është një vendim demotivues që i thotë socialistëve që ne nuk dijmë të fitojmë theksoi Blushi duke shtuar se kërkoi që PS-ja të hyjë në zgjedhjet e pjesshme për të treguar që socialistët dinë ta mbrojnë votën e tyre.
Gjithashtu Blushi u shpreh edhe njëherë kundra bojkotit të PS-së për parlamentin duke shtuar se grupi që është kundra këtij bojkoti do të respektojë vendimin e PS-së.
Kështu që vendimit për të bojkotuar parlamentin, për të organizuar protesta në qytetet e vendit i është shtuar edhe bojkoti ndaj zgjedhjeve të 15 nëntorit.
Ndërkaq pas mbledhjes së kryesisë pritet që të mblidhet këtë javë edhe asambleja e socialistëve e cila do të marrë vendimin përfundimtar për zgjedhjet e 15 nëntorit.